Në Korçë të Shqipërisë do të mbahet të shtunën promovim i veshjeve kombëtare maqedonase nga Prespa, organizuar nga Shoqëria maqedonase “Dielli” në bashkëpunim me Komitetin për pakicat kombëtare, organ i qeverisë shqiptare.
Bëhet fjalë për projektin “Krijimi i kostumeve tradicionale të pakicës kombëtare maqedonase nga zona e Prespës”.
Do të promovohet edhe një broshurë dygjuhëshe, në gjuhën maqedonase dhe shqipe, për kostumet popullore maqedonase nga Prespa, të autorit Vasill Sterjovski.
Aktiviteti organizohet me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë.