“Lidhja” titullohet koncerti i Filarmonisë që do të mbahet në mbrëmje (14 mars) në orën 20:00. Programi përfshin: Intermezzo nga opera e famshme e Giacomo Puccinit “Manon Lescaut” (1892), Koncerti për kitarë dhe orkestër “Aranjuez”, vepra më e famshme e kompozitorit spanjoll Joaquín Rodrigo (1901 – 1999) dhe Simfonia nr. 4, op. 90 në A major, “italian” nga kompozitori, pianisti dhe dirigjenti gjerman Felix Mendelssohn. Maestro Bisera Çadlovska është dirigjente ndërsa Rafael Aguirre (Spanjë) do të performojë si solist në kitarë.
Filarmonia bën me dije se Aguirre është një nga kitaristët më të kërkuar sot, i cili ka fituar 13 çmime të para në gara të rëndësishme dhe ka performuar në mbi 40 vende si solist.
– Sezonin e kaluar ai bëri një turne në SHBA, ndër të tjera në “Carnegie Hall” në Nju Jork, por debutoi edhe në Kinë, ku performoi me Filarmoninë e Pragës, Filarmoninë e Monte Karlos dhe Orkestrën Kombëtare të Spanjës. duke shfaqur premierë Koncertin për Kitarë të kompozitorit të famshëm bashkëkohor Ioan Valent – shtuar nga Filarmonia.