Ekspozita individuale e Marija Micova-Gacovës do të hapet nesër (8 nëntor) në ora 19:00 në Galerinë e Qendrës IN për Kulturë “Beli Mugri” në Koçan.
Bëhet fjalë për ekspozitë me titull “Data Baza”, që është rezultat i studimeve pasuniversitare të Micova-Gacovës, nën mentorimin e prof. Stanko Pavleski.
“Përmes përdorimit të materialeve dhe mediave të ndryshme paraqitet hulumtimi vizuel i marrëdhënies me paraardhësit dhe një lloj ndarje e shtresim i përmbajtjes së shtresuar të kujtesës së robëruar. E shprehur paraprakisht përmes vizatimeve, me këtë skenë artistja zgjeron idetë e saj, duke prekur shtresat e kujtesës së saj personale dhe të ndërmjetësuar”, theksohet në njoftimin për ekspozitën.
Më 18 nëntor ekspozita do të vendoset edhe në hapësirën e galerisë së Shtëpisë së Kulturës “Tosho Arsov” në Vinicë.
Ekspozita mbështetet nga Ministria e Kulturës, si projekt në fushën e arteve vizuele, arkitekturës dhe dizajnit për vitin 2022.