Festivali ndërkombëtar i muzikës klasike “Interfest” vazhdon me koncert që do të mbahet nga pianisti italian Andrea Turini.
Para të pranishmëve në Shtëpinë e oficerëve në Manastir, Turini do të interpretojë vepra të Johan Sebastian Bah.
Sipas programit të Festivalit, vijon një fundjavë e pasur (e premte, e shtunë dhe e diel) me koncerte të artistëve nga Kroacia, Portugalia, Irlanda, Italia dhe Spanja.
Në kuadër të programit shtesë do të mbahet edhe mbrëmja poetike “100 vjet Aco Shopov”.