Koncert kushtuar artistit të ndjerë, flautistit Ilija Zimbo do të mbahet sonte në orën 21:00 në kishën “Shën Sofja” në kuadër të programit muzikor të festivalit “Vera e Ohrit”.
Do të paraqitet “Piano Trio” e përbërë nga tre muzikantë të shquar Tatijana Petrushevska – Karaskakovska – oboe e parë në orkestrën e OBN, Marjan Milloshevski – fagot i parë në orkestrën e OBN dhe profesor i fagotit në FAM dhe Petar Makarievski – piano, bashkëpunëtor artistik në FAD.
Kjo treshe i bashkoi forcat në vitin 2014 dhe paraqitjen e parë e pati në koncertin dhe promovimin e CD-së për nder të flautistit Ilija Zimbo në Shkup. Koncertet pasuan pothuajse në të gjitha qytetet e Maqedonisë, si dhe në Novi Sad në vitin kur ky qytet ishte kryeqyteti i Kulturës Evropiane. Ilija Zimbo ishte solist i shquar maqedonas, muzikant i Odës dhe flautist i parë në orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional. Ai pas vetës la një biografi të pasur koncertale dhe çmime të shumta në gara prestigjioze në mbarë botën.