Në Çifte Hamam fillon përkujtimi i 75 vjetorit të themelimit të Galerisë Nacionale të Maqedonisë së Veriut.

од admin_kult

Ekspozita me titull “75/75” do të hapet për publikun sonte (19 korrik) në orën 20:00 në Çifte Hamam. Me këtë ekspozitë, Galeria Nacionale të Maqedonisë së Veriut fillon aktivitetet për shënimin e 75 vjetorit të themelimit të këtij institucioni nacional.

“Vizioni dhe misioni i vazhdueshëm i suksesshëm i institucionit tonë për grumbullimin, ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore është kurorëzuar simbolikisht me ekspozitën e 75 veprave ekskluzive të artit – piktura dhe skulptura”, njoftojnë nga GNM.

Nga aty shtojnë se përzgjedhja e disa prej eksponateve më të hershme të fituara për koleksionin e tyre, duke përfshirë edhe ato jashtëzakonisht të vlefshme, bazohet në vepra në të cilat gjuha artistike e mjeshtrave më të mirë ndryshon nga klasicizmi në modernizëm (përmes neo-romantizmit, impresionizmit, secesionit. etj.), me theks të trajtimit studioz të figurës dhe veçanërisht portretit.

Në ekspozitën “75/75” do të prezantohen vepra të disa autorëve, ndër të cilët: Sava Shumanoviç, Matej Sternen, Konstantin Danilë, Nikola Aleksiç, Stefan Todoroviç, Vesna Sokoliç, Urosh Prediç, Paja Jovanoviç, Matej Jama, Nadezhda Petroviç, Zora Petroviç, Pjer Krizhaniç, Petar Dobroviç, Mosha Pijade, Vllaho Bukovaç, Krsto Hegedushiç, Marko Murat, Leon Kohen, Celestin Medoviç, Nikola Martinoski, Llazar Liçenoski, Korqi Jakov Zografski, Kosta Shkodreanu, Dimitar Andonov Paparadishki, Dimitar Pandillov Avramovski e të tjerë.

Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 19 gusht. Galeria raporton se në datën 2 gusht, datë që përkon me hapjen e Galerisë, hyrja në të gjitha ambientet do të jetë falas.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе