“100 piktura të vogla” titullohet ekspozita e artistit tonë multimedial dhe regjisorit Kiro Urdin e hapur në galerinë “Mark Minjau” në qendër të Brukselit.
Siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, bëhet fjalë për një instalacion që kombinon vizatimin dhe pikturën, i cili më vonë do të vendoset në galeritë e ekspozitës në Nju Jork dhe Tokio.
Ekspozita do të zgjasë deri më 4 shkurt.