Kostadinovska-Stojçevska: Kemi ligj të ri, nuk ka kompromise për gjuhën, kulturën dhe identitetin

од admin_kult

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në seancën e sotme parlamentare, ku u miratua Ligji i ri për përdorimin e gjuhës maqedonase, tha se me ruajtjen e gjuhës maqedonase përforcojmë shtetësinë dhe themelin e identitetit tonë.

“Sot po bëjmë përpjekje reale në avancimin e gjuhës dhe përforcimin e identitetit maqedonas. Qëndrimi ndaj gjuhës është detektor që tregon qartë synimet tona për të gjithë ata që morën pjesë në procedurën transparente të përgatitjes së saj. U thyen shtizat dhe u bë politika për gjuhën, por ne treguam se nuk ka kompromise me gjuhën, kulturën dhe identitetin maqedonas”, tha ministrja e Kulturës.

Kostadinovska-Stojçevska sqaroi se me miratimin e këtij ligji fitojmë  ligj të ri dhe modern për identitetin dhe kulturën maqedonase, por edhe ligj që është shembull se si duhet të hartohet një akt juridik me interes të përbashkët dhe se është me diskutim të gjerë publik dhe bashkëpunim të të gjithë faktorëve. Ajo falënderoi të gjithë anëtarët e Këshillit për gjuhën maqedonase, Institutin për gjuhën maqedonase “Kërste Misirkov”, gjuhëtarët e njohur, studiuesit maqedonas dhe profesorët që përvojën e tyre, siç theksoi ajo, kapacitetin intelektual dhe profesional, e investuan në hartimin e këtij ligji. Ministrja e kulturës falënderoi punonjësit e Ministrisë së kulturës dhe deputetët e të gjitha grupeve parlamentare të cilët me komentet e tyre shprehën gatishmërinë për të marrë pjesë në finalizimin e tij me amendament.

Ministri shpjegoi para deputetëve se Ligji i vjetër i vitit 1998, i cili ndër vite ka pësuar vetëm ndryshime të vogla, e ka kryer funksionin e tij fillestar, por gjithnjë e më shumë vërehet mosrespektimi i masave ligjore dhe neglizhenca e gjuhës maqedonase. Prandaj, shtoi ajo, në vend ekziston një bërthamë serioze e institucioneve dhe profesionistëve që me shumë kujdes dhe sistematikisht mbrojnë dhe promovojnë gjuhën maqedonase.
“Ka intelektualë që konfirmojnë me punën e tyre se gjuha maqedonase nuk është kategori e rrezikuar, ajo është e gjallë dhe e respektuar. Është detyrimi ynë, si politikanë, si deputetë, ta mbështesim, ta promovojmë dhe ta afirmojmë”, shtoi ministrja e Kulturës.

Ligji i ri përmban zgjidhje të shumta dhe mekanizma për ndërtimin e një politike të përshtatshme gjuhësore, mekanizma shtesë që shërbejnë për përforcimin e respektimit të gjuhës standarde maqedonase dhe përdorimit të drejtë të saj.
Ky ligj, ndër të tjera, parasheh lekturën e obligueshëm të të gjitha materialeve me publikimin e lektorit dhe punësimin e obligueshëm të lektorëve në gjuhën maqedonase në të gjitha institucionet publike dhe organet qeveritare. Me zbatimin konsekuent të këtij ligji, punësimi i lektorëve në gjuhën maqedonase do të afrohet në të gjitha institucionet dhe agjencitë shtetërore, në shkolla, në shtëpitë botuese, në media dhe sigurisht kjo do të rrisë interesimin për mësimin e gjuhës maqedonase.

Do të themelohet Inspektorat për përdorimin e gjuhës standarde maqedonase për të kryer mbikëqyrjen inspektuese mbi zbatimin e ligjit, ndërsa Ligji ofron bazë ligjore për miratimin e Strategjisë nacionale për gjuhën maqedonase. Nga ky ligj burojnë shumë iniciativa të rëndësishme, duke përfshirë bursat për studentët në vitin e katërt të arsimit të mesëm dhe studimet universitare, master dhe doktoraturë, duke bërë kështu një hap të madh drejt motivimit të të rinjve për të mësuar gjuhën maqedonase.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе