Ndryshimet klimatike dhe trashëgimia kulturore

од admin_kult

Me rastin e 18 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, IKOMOS Maqedoni organizon event me temë ,Ndryshimet klimatike dhe trashëgimia kulturore”. Kështu, më 18 prill, duke filluar nga ora 12:00, përmes platformës ZOOM do të mbahen ligjerata me temë ,,Ndryshimet klimatike dhe trashëgimia kulturore”.

Nëpërmjet prezantimeve të rasteve studimore, me prezantime do të marrin pjesë anëtarët e IKOMOS Maqedoni, dr. Angelina Popovska nga IN Qendra Kombëtare për Konservim – Shkup dhe mr. Suzana Kasovska Georgievska nga Instituti për mjedis jetësor, ndërtimtari dhe energjetikë – IEGE.

Eventi është i hapur për të gjithë të interesuarit, permes qasjes së lirë në lidhjen e mëposhtme të ZOOM (regjistrimi paraprak për eventin nuk është i nevojshëm):

https://us02web.zoom.us/j/83238188934?pwd=VHpMRzF0bGpDd3h5Z29KT1VKN3lSZz09.

Tema e këtij viti e IKOMOS për të shënuar këtë ditë të rëndësishme është „Trashëgimia dhe klima”.Nga IKOMOS informojnë se përzgjedhja e kësaj teme është mundësi për të paraqitur strategji për të promovuar potencialin e plotë të hulumtimeve dhe praktikave për ruajtjen e trashëgimisë, me qëllim gjetjen e mënyrave të duhura për zbatimin e tyre dhe në mënyrë që të forcohet zhvillimi i qëndrueshëm, njëkohësisht duke avokuar për tranzicion të drejtë kundrejt emetimeve me  karbon të ulët.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе