Drejtori i muzeut të Kumanovës, Bogdan Tanevski, i njohur si konzervator dhe punëtor kulturir në Kumanovë dhe në vend, dje papritmas ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare. Tanevski ishte drejtor i Muzeut të Kumanovës për tre mandate: 1994 – 1998; 2002 – 2006 dhe vitet 2017 – 2022. Për disa muaj duhej të shkonte në pension.
Tanevski është i lindur më 23 maj të vitit 1958 në Kumanovë. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Kumanovë, ndërsa në vitin 1984 ka diplomuar në fakultetin filozofik në Shkup, dega Historia e Artit dhe Arkeologji.
Në IN Muzeu – Kumanovë është punësuar në janar të vitit 1985 dhe si konzervator ka punuar 37 vite të plota. Emërimin konzervator i lartë e ka marrë në vitin 1998 ndërsa si këshilltar konzervator ka punuar që nga viti 2009. Gjithë jetën e tij i’a ka dedikuar profesionit të tij dhe zhvillimit të Muzeut të Kumanovës, në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore-historike në Kumanovë dhe Maqedoni.
Në punën profesionale të tij si konzervator ka realizuar një numër të madh projektesh në vend. Ka punuar edhe në konservimin e eksponateve muzeale me pastrim mekanik dhe kimik të koleksionit arkeologjik, historik, artistik dhe etnologjik në IN Muzeun – Kumanovë.
Varrimi ishte sot në ora 13 në Varrezat e qytetit në Kumanovë.