Në prani të shumë të ftuarve nga trupi diplomatik dhe nga jeta artistike, ndër të cilët edhe udhëheqësi karismatik i bekteshinjëve Baba Mondi, në Qendrën Informative-Kulturore në Tiranë,Shqipëri, u mbajt promovimi i romanit „Mrekullia e tetë botërore“ i shkrimarit dhe ish diplomatit maqedon Jordan Pllevnesh.
Promovimi, që kaloi në atmosferë të këndshme, para të ftuarve fjalim mbajti dekani i Akademisë „Marubi“ nga Tirana, Kujtim Çashku i cili theksoi: „Ky roman i cili nuk është i rëndësishëm vetëm për letërsinë maqedone, por edhe më shumë për letërsinë shqipe bashkëkohore dhe për të gjithë botën e sotme evropiane“. Kritiku letrar Ben Andoni, duke bërë krahasimin me veprën „Fjalori Hazard“ të Paviq, romanin e Pllevneshit e krahasoi me shumë vepra të rëndësishme të letërsisë ballkanike.
Për romanin fjalim mbajti edhe Haqif Mulliqi, dramaturgu dhe kritiku artistik dhe Agim Poloska nga Fakulteti Filologjik në Shkup, i cili është përkthyes i romanit.
Disa pjesë nga romani u cituan nga artistët Xhoana Karaj nga Univerziteti i Arteve në Tiranë dhe Laerti Vasili, një nga artisët më të njohur të teatrit Kombëtar të Tiranës.
Jordan Pllevnesh është shkrimtarë i njohur me reputacion ndërkombëtar, autor i disa dramave teatrale të publikuara dhe të interpretuara në mbi 50 vende të botës.
Atmosfera ishte e plotësuar me performancën e pjesës së anëtarëve të grupit muzikorë „Tirana – Tirona gjithë yje“ (Tirana – Tirona all stars).