Mural i ri në Shkup, fillon Festivali i 19-të i Arteve Bashkëkohore AKTO

од admin_kult

Me promovimin e muralit që gjendet në Shkup në objektin nr. 33 në bulevardin “Mitropoliti Teodosi Golloganov”, përballë konviktit studentor “Kuzman Josifovski-Pitu”, filloi edicioni i 19-të i Festivalit të Arteve Bashkëkohore AKTO, i cili do të mbahet gjatë gjithë vitit në organizim të shoqatës Fakultet për gjëra që nuk mësohen– FRU. Në muralin, i cili u promovua dje, punuan artistët Ivana Samandova, Ana Trajkovska dhe Dorotej Neshovski.

AKTO bën me dije se do të promovohen më shumë murale mbi të cilat punojnë tre artistë të rinj dhe është planifikuar të krijohen në qytete të ndryshme të vendit, duke mbuluar tema në frymën e solidaritetit të komunitetit.

Edicioni i ri, i 19-të i AKTO-s, siç njofton organizatori, vazhdon në linjat e edicionit të vitit të kaluar të AKTO 18 “Hapësirat publike në lëvizje (drejt) II”. Në kuadër të Festivalit janë planifikuar disa ngjarje brenda dhe jashtë vendit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе