Ministrja Kostadinovska-Stojçevska anëtare e delegacionit shtetëror-kishës që qëndron në Romë

од admin_kult


Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot dhe nesër (23 dhe 24 maj), në përbërje të delegacionit shtetëror-kishës të kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, po qëndron në Republikën e Italisë dhe Selinë e Shenjtë me rastin e festës të përkujtimit të shenjtorëve Kiril dhe Metodi.


Në manifestimin “Dita e Shën Kirilit”, sot në sallën “Baldini” në Romë do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në koncertin e tenorit të njohur Blagoj Nacoski, i cili do të performojë me pianistin Alesandro D’Agostini. Në program përfshihen veprat e: Stradela Kostadinovska-Stojçevska, në kuadër të programit kulturor për festë, Handel, Haydn, Firfov, Todor Skalovski, Trajko Prokopiev, Bllagoj Canev …Do të jenë vargjet nga: Vlado Maleski, Blaze Koneski, Sllavko Janevski , Aco Shopov.
Në kuadër të përkujtimit të Shenjtorëve Kiril dhe Metodi, nesër në kinemanë “Ticijano”do të shfaqet dokumentari “Toka e mjaltit” me regji të Tamara Kotevska, me iniciativë të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Romë dhe Shoqatës “Gratë Diplomate” pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Itali (ACDMAE).

Kostadinovska-Stojçevska si pjesë e delegacionit shtetëror- kishtar do të marrë pjesë në audiencën tek kreu i Kishës Katolike të Romës, Shenjtërinë e tij Papa Françeskun dhe do të vendosë kurorë lulesh në pllakën përkujtimore të gjuhës maqedone. Delegacioni shtetëror dhe kishtar do të vizitojë bazilikën e„San Klemente“, ku do të mbahet  lutje në nder të shën.Kirilit, që do të drejtohet nga Kryepeshkopët z. Pimen dhe z.Josif.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе