Në hapjen solemne të edicionit të tetë të „Panorama e Ballkanit festivali filmit“ në Izmir, Turqi artistit maqedon Meto Jovanovskit j’u nda çmimi „Ombrella e artë“ për kontributin e tij në artin filmik dhe është mysafir nderi në këtë edicion të festivalit.
Çmimin artistit tonë të shquar të filmit dhe teatrit iu dha nga Ahmet Misbah Demirxhan, zëvendës ministër i Kulturës në Republikën e Turqisë.
Në nder të Jovanovskit, në festival do të shfaqet filmi „Bërja e tatuazheve” i regjisorit Stole Popov.
8. Festivali i Filmit Panorama e Ballkanit mbahet në Izmir nga 21 deri më 27 maj dhe mbështetet nga Ministria Turke e Kulturës dhe Turizmit si dhe vetëqeverisja lokale e Izmirit dhe mbahet në komunën e Izmirit në komunën e Buçës.
Në këtë edicion do të shfaqen më shumë se 150 filma në më shumë se 250 projeksione në gjashtë lokacione në Izmir, dhe filmat e përzgjedhur vijnë nga 9 vende të Ballkanit. Hungaria është vendi në fokus në edicionin e këtij viti të festivalit, ku marrin pjesë shumë artistë të filmit nga rajoni i Ballkanit.
Në përzgjedhjen zyrtare për çmimin kryesor në festival konkurron edhe filmi maqedonas „Homo” i Igor Ivanov Izi, ndërsa në përzgjedhje të ndryshme janë përfshirë edhe këta filma maqedonas: „Të zhdukurit” e Arben Thaçit, „Problemi i Tinës” nga Radovan Petroviq, „Shelgu” i Milço Mançevskit, „Gjysh e nip” i Ilija Piperkovskit, „Manaki në foto” i Robert Jankullovskit, „Kthim” i Kastriot Abdulit, „Dëshmitar” i Mitko Panovit.