Kori i përzier i qytetit “Vardar” nga Shkupi fitoi një medalje të artë në edicionin e 23-të të Festivalit Ndërkombëtar të Korit “Festivali muzikor i majit” në Bjelinë, Republika Srpska, Bosnje dhe Hercegovinë, në konkurrencë me koret e përziera nga rajoni.
Kori, nën udhëheqjen e maestros Jasmina Gjorgjeska, në Festival interpretoi me katër kompozime nga autorë vendas dhe të huaj.
Me rastin e ndarjes së çmimit, anëtarët e jurisë vlerësuan përpjekjen dhe angazhimin e anëtarëve të korit, duke vënë në pah punën e tyre të jashtëzakonshme dhe talentin muzikor. Kori “Vardar” në 24 vitet e ekzistencës së tij, me përkushtim dhe entuziazëm promovon muzikën korale në Republikën e Maqedonisë dhe jashtë saj, duke fituar çmime dhe mirënjohje të shumta.
Pjesëmarrja në Festival u mbështet nga Ministria e Kulturës.