Me shumë sukses filloi prezantimi gjashtëmujor në Pragë i ekspozitës ndërkombëtare të MAB “Asnjë ndjenjë nuk është përfundimtare”

од admin_kult

Ekspozita “Asnjë ndjenjë nuk është përfundimtare” u hap dje në Galerinë nacionale të Pragës para një publiku të madh, koleksion solidariteti i MAB Shkup”.

Artistë dhe kuratorë ndërkombëtarë, punonjës të kulturës, artdashës, që punojnë dhe jetojnë në Pragë, si dhe vizitorë të ardhur enkas për këtë event, patën mundësinë të shikojnë veprat nga koleksioni unik i Muzeut të artit bashkëkohor.

Muzeu i artit bashkëkohor bën të ditur se ky është një tjetër triumf dhe shton se ekspozitën e cila fillimisht u hap vitin e kaluar në prestigjiozen Kunsthalle të Vjenës, në nëntë muaj e kanë parë më shumë se 75 mijë vizitorë.

“Ekspozita është koleksion emocionesh, secila pjesë e saj tregon rrëfime të ndryshme, të bashkuara nën nocionin e solidaritetit”, janë disa nga komentet e vizitorëve, veçanërisht të maqedonasve që jetojnë në Pragë, të cilët reaguan emocionalisht, duke u ndjerë krenarë për Muzeun e artit bashkëkohorë dhe vendit tonë, thonë nga MAB.

Ndryshe, nga koleksioni i përgjithshëm i artit të MAB, i cili numëron më shumë se 5300 vepra, 94 u ekspozuan në Vjenë, si dhe 50 vepra të artistëve bashkëkohorë, të përfshirë në këtë projekt. Në të njëjtin koncept bazohet edhe ekspozita në Galerinë nacionale çeke, ku u shtuan edhe 54 vepra të tjera nga GNP, të cilat i dhuruan MAB-it dymbëdhjetë vepra të modernizmit klasik.

Koleksioni i solidaritetit sillet rreth dy këndvështrimeve. E para është fokusuar në koleksionin unik të MAB Shkup. Këndvështrimi i dytë është ai i artistëve bashkëkohorë, të ftuar nga kolektivi kuratorial “What, How & for Whom”, të cilët krijuan konceptin e ekspozitës: Sabina Saboloviq (Drejtoreshë e Kunsthalle Vjenës), Natasha Ili1 dhe Ivet Qurlin.

Përveç tyre, ishte e ftuar fotografja me famë botërore Elfi Semotan (Vjenë), e cila bëri foto nga peizazhi i qytetit të Shkupit dhe MAB kurse shkrimtarja Barbi Markoviq (Vjenë) shkroi udhëpërshkrim për përvojën e saj të përballjes me historitë komplekse të Shkupit.

Në përgatitjen e ekspozitës janë përfshirë Bllagoja Varoshanec, koordinator i projektit dhe konsulent hulumtues, Vlladimir Jançevski, konsulent dhe autor i një pjese të teksteve për artistët dhe konservatorët Lupço Iljovski dhe Jadranka Millçovska.

Ekspozita në Galerinë nacionale në Pragë do të qëndrojë e hapur për gjashtë muaj dhe është një nga projektet më komplekse udhëtuese të MAB Shkup, në të cilën merr pjesë edhe Muzeu i Qytetit të Shkupit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе