Me rastin e festës së pavarësisë së atdheut tonë, Ministria e Kulturës iu bashkua festës qendrore nën moton “Lajmëtar i lirisë”, e organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për nder të festës, institucionet kulturore – muzetë, institutet, vendet arkeologjike ishin të hapura për vizita, me hyrje falas, nga orët e mëngjesit.
Me shumë interes dhe frekuentim kaloi festa e 8 shtatorit, nën moton “Dita e hapur për qytetarët”, e cila përfaqëson urë kohezioni dhe uniteti dhe mundësi e shkëlqyer për lidhje kulturore dhe nacionale përmes kësaj feste. Kjo festë kishte dimension edukativ dhe kontribuoi në përfaqësim më të madh të kulturës dhe artit dhe në zhvillimin e shprehive estetike dhe kulturore si pjesë e pandashme e përditshmërisë dhe jetës tonë shoqërore.
Në të gjithë vendin, qytetarët vizituan prezantimet e muzeve dhe galerive, sallonet e galerive dhe lokalitetet arkeologjike, si dhe të gjitha institucionet kulturore dhe morën pjesë në aktivitete kulturore dhe artistike. Gjithashtu, programi përkatës i festave përmbante koncerte të artistëve të rinj dhe arieve operistike, shfaqje teatrale, ekspozita, shfaqje të filmave të vlerësuar me çmime nga produksioni më i ri maqedonas.
Për nder të ditës së pavarësisë, 8 shtatorit, Muzeu i luftës së Maqedonisë për pavarësi përgatiti program të veçantë multimedial. Nga ora 10 deri në orën 14 në disa lokacione të Muzeut u prezantuan: “Video histori nga arkivi i muzeut”, i cili ndër të tjera përfshinte tregime muzeore për shtatë gra të jashtëzakonshme nga historia maqedonase, duke përfshirë: Olivera Vera Jociç, Rosa Pllaveva dhe Kalipso Nalça; gjëra të rralla nga koleksionet muzeore, regjistrime autentike të përgatitjeve për kryengritjen e Ilindenit të vitit 1900, kujtimet e luftës së parë botërore si dhe pamjet e referendumit dhe shpalljes së pavarësisë në vitin 1991.
Vizitorët patën mundësinë të shikojnë ekspozitën e përkohshme “Themeli i shtetit”, kushtuar ngjarjeve kyçe në formimin e shtetit – Ilinden 1903, Ilindeni 1944 dhe shpallja e pavarësisë në vitin 1991.
Në këtë institucion nacional, në mesditë të pranishmit shijuan koncertin e kuartetit harqesh “Luj” nga QSHEMB “Ilija Nikollovski-Luj” nga Shkupi, i përbërë nga artistë të rinj muzikorë, i cili interpretoi vepra të Ravellit, Dvorzhakut, Pjacollas dhe të tjerë.
Teatri për fëmijë dhe të rinj, një nga institucionet më të preferuara në vend, me rastin e festës së pavarësisë, pati shfaqjen e tij në mesditë në parkun e qytetit në Shkup dhe për publikun e tij besnik shfaqi shfaqjen “Llakomata meca”.
Gjatë ditës punuan falas këto objekte arkeologjike: “Stobi”, “Herakleja” dhe “Bargalla”; Observatori megalitik “Kokino”; Qendra memoriale “KAÇKM” – Pelincë; “Shtëpia e Robevcit” në Ohër; kisha e “Shën Spasit” në Shkup; Muzeu i hapur në Maxhari në Shkup; Muzeu i duhanit dhe “Uçastaku” në Prilep; Posta Turke dhe Galeria e Ikonave në Kishën e “Pesëmbëdhjetë martirëve të shenjtë Tiveriopolis” në Strumicë; Shtëpia përkujtimore e Todor Proeskit në Krushevë; Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës; Muzeu Arkeologjik – Shkup; muzeu i luftës Maqedonase për pavarësi; muzeu i Maqedonisë së Veriut; muzeu i shkencave natyrore; muzeu i artit bashkëkohor; Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut: Hamami i Daut Pashës dhe Çifte Hamami, si dhe Galeria e Arteve në Tetovë.
Në të gjithë vendin, në kuadër të programit “Dita e hapur për qytetarët”, dyert u hapën në: muzetë dhe institutet në Ohër, Manastir, Prilep, Strumicë dhe Shtip; muzetë në Strugë, Kumanovë dhe Gjevgjeli; Muzeu historik në Krushevë; Muzeu i Maqedonisë Perëndimore në LNÇ – Kërçovë; Muzeu i rajonit të Tetovës, si dhe Muzeu i alfabetit shqip në Manastir.
Në këto objekte nacionale, vizitorët patën mundësinë të njiheshin me prezantimet e përhershme arkeologjike, etnologjike dhe historike që përfaqësojnë seksion tërthor të zhvillimit kulturor dhe historik të këtyre rajoneve.
Opera dhe Baleti Nacional iu bashkua festës me koncert të arieve të njohura operistike, i cili u mbajt në oborrin përballë këtij institucionit.
Solistët e Operës dhe Baletit nacional para të pranishmëve interpretuan arie të njohura nga veprat e njohura operistike të: Puçinit, Maskanjit, Çajkovskit, Gershvinit dhe Bernshtajnit.
Kinoteka e Republikës së Maqedonisë së Veriut shfaqi një nga filmat më të vlerësuar dokumentarë maqedonas , “Toka e mjaltit”, i cili u prezantua në festivale të rëndësishme evropiane dhe fitoi disa çmime si dhe filmi u nominua në ceremoninë e 92-të të Oskar në kategoritë: Filmi më i mirë ndërkombëtar dhe filmi më i mirë dokumentar. Nga ora 20:00 në Kinotekë u shfaq filmi “Shëruesi”, i cili është filmi i parë debutues i metrazhit të gjatë, me bashkëprodhim maqedonaso-grek dhe ka fituar dhjetëra çmime dhe mirënjohje në botë.