Ekspozita e Mirosllav Masin, “Më mirë në degë sesa ngecur në ashensor”, do të hapet në objektin e Hamamit të Daut Pashës më 15 maj në ora 20:00.
Kuratore e ekspozitës është Maja Çankullovska-Mihajllovska, kuratore e lartë në Galerinë Nacionale. Ekspozita është pjesë e Programit Vjetor të Galerisë Nacionale për vitin 2024 dhe është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës.
Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 15 qershor.