Më 27 shtator 2023 (e mërkurë), në Sofje do të mbahet Nata evropiane e letërsisë, e organizuar nga ambasadat dhe qendrat e huaja kulturore në Bullgari, në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe Qytetin e Sofjes.
Në këtë ngjarje do të prezantohen libra të sapopërkthyer nga autorë nga vende të ndryshme evropiane dhe secila qendër kulturore apo ambasadë do të promovojë librin e saj nga autor të përzgjedhur. Me këtë rast, QKI-ja e RMV-së në Sofje, me ndihmën e aktorit Igor Damjanov, do të prezantojë librin “Shtriga” nga Venko Andonovski, botim i shtëpisë botuese “Persej”, përkthyer nga Marian Petrov, në korridorin qendror të konviktit nacional të studentëve në Sofje.
Ngjarja synon të popullarizojë letërsinë e mirë evropiane përmes leximeve letrare nga vende të ndryshme, në të ashtuquajturat “foletë e lexuesit”, në të cilat të famshmit lexojnë të njëjtën pjesë të librit çdo 30 minuta – nga ora 18:00 deri në 21:30. Publiku ka mundësi të ndryshojë vendet ku lexohen pjesë të letërsisë së ndryshme dhe të njihet me veprën bashkëkohore të autorëve të ndryshëm evropianë.
Venko Andonovski është një nga autorët më të mëdhenj maqedonas. Ai u lind në vitin 1964 në Kumanovë. Është profesor i letërsisë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Shkupit. Ka botuar mbi 30 libra të zhanreve të ndryshme. Është fitues i çmimeve më të mëdha letrare në Maqedoni (“Romani i vitit”, “Stale Popov”, “Njohja e Racinit”), si dhe i çmimit ndërkombëtar “Ballkanika”.