„Dimitar Kondovski është padyshim një nga artistët më të rëndësishëm maqedonas. Kontravers dhe karizmatik si person dhe si krijues, Kondovski la pas një vepër krijuese jashtëzakonisht të rëndësishme. Emri i tij është i shkruar me shkronja të arta në kulturën tonë dhe veprat e tij i kanë dhënë artit maqedonas shkëlqimin e diçkaje të rrallë dhe të çmuar”, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në ekspozitën e parë retrospektive të Dimitar Kondovskit në 30 vitet e fundit, e cila u hap mbrëmë në amamin e Daut Pashës në Shkup.
Në praninë e shumë mysafirëve, ndër të cilët edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ministra, ambasadorë, familjarë të Dimitar Kondovskit, Kostadinovska-Stojçevska shtoi se në vitin që shënon 95 vjetorin e lindjes së Kondovskit, duke falënderuar Galerinë kombëtare të Maqedonisë së Veriut, të kuratorit Emil Aleksiev dhe familjes Kondovski, vizitorët kanë mundësinë të thellohen në atë që ai ka krijuar në të gjitha periudhat e veprimtarisë së tij krijuese madhështore.
„Kondovskin e kemi njohur si portretist të aftë, si skenograf i respektuar, dizajner, bashkëpunëtor i teatrove kombëtare maqedone, si ilustrues të pasur artistik dhe, natyrisht, si pedagog dhe profesor i përkushtuar në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup“, tha Kostadinovska-Stojçevska.
Në hapje fjalim pati edhe drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, Dita Starova-Qerimi, e cila tha se identiteti artistik në pikturën e Dimitar Kondovskit, për shkak të të gjithë energjisë sfiduese që la gjurmë të pashlyeshme, të thellë dhe të qëndrueshme në kohë, aktual është gjithmonë si gur – themel mbi të cilin ndërtohet arti figurativ bashkëkohor maqedonas.
Ekspozita retrospektive e Kondovskit përfshin të gjitha periudhat e veprimtarisë së tij krijuese dhe për publikun do të jetë e hapur deri në fund të korrikut të vitit 2022.