Me premierën maqedonase të filmit “Biznesi i kënaqësisë” me regji të Goce Cvetanovskit, në Qendrën Kulturore Rinore përfundoi edicioni i 22-të i Festivalit të Filmit Evropian “Sinedejs” (CINEDAYS).
Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në fjalën e saj shprehu kënaqësinë që është pjesë e përmbylljes së këtij festivali të jashtëzakonshëm, i cili vlerëson dhe mbështet potencialin kreativ artistik të filmave më të mirë maqedonas dhe evropianë.
– Në gjashtë ditët e fundit, çdo film i shfaqur dhe i ndjekur ishte i denjë për respekt dhe çdo admirim i rrëmbyer nga publiku i filmit është dëshmi se së bashku vazhdojmë të tregojmë historinë 20 vjeçare të titulluar “Cinedays”. Dhe me të vërtetë, “Mbrëmjet e filmit” në korrikun e nxehtë, në plus 40 gradë në asfaltin e Shkupit, ishin si burim freskie të këndshme për mbi 5000 vizitorë, punonjës të filmit, regjisorë, producentë, kameramanë, muzikantë, studentë ose thjesht, artdashësit e filmit- shtoi Kostadinovska-Stojçevska
Ajo theksoi se Ministria e Kulturës e ka mbështetur që në fillim Qendrën Kulturore Rinore, prandaj edhe “Cinedays” si një festival i cili që në fillimet e tij ishte me karakter revial dhe me kalimin e kohës arriti të kalitet dhe të rritet në festival serioz i filmit evropian me karakter konkurrues.
– Shkupi, përmes “Cinedays”, mund të krenohet me një atmosferë të shkëlqyer filmike, e cila nuk është më pak tërheqëse se kryeqendrat kinematografike evropiane. Falënderim gjithë ekipit të Festivalit që çdo vit përpiqet të ketë filma maqedonas në hapje dhe në mbyllje. Prandaj, urime ekipeve të filmave të rinj maqedonas: “M” nga Vardan Tozija dhe “Biznesi i kënaqësisë” i Goce Cvetanovskit- shtoi ministrja e Kulturës.
Kostadinovska-Stojçevska shprehu bindjen se Festivali i Filmit Evropian në vitin e ardhshëm me meritë do të shndrit edhe më shkëlqim më të madh sepse, siç tha ajo, brezat e të rinjve janë rritur me të dhe kulturalisht janë formuar si personalitete.
– Uroj që të vazhdojnë të shikojnë apo të xhirojnë filma maqedonas dhe filmi të mbetet përgjithmonë pasioni, vendosmëria dhe udhërrëfyesi i tyre jetësor – tha Kostadinovska-Stojçevska.
Sivjet u ndanë edhe çmimet për filmin më të mirë, regjinë më të mirë, skenarin më të mirë dhe paraqitjën më të mirë, të cilat u ndanë nga komisioni i jurisë i përbërë nga Gabrielle Brunemeier – eksperte e filmit dhe mentore, Dina Duma – regjisore dhe Erenik Bekiri – regjisor. Në festival u ndanë edhe çmimet në dy programet e festivalit: Përzgjedhja zyrtare dhe përzgjedhja e EJL (Evropa Juglindore), ndërsa juria e kritikës filmike e përbërë nga Vllatko Galevski, kryetar dhe Stojan Sinadinov dhe Toni Cifrovski, anëtarë.
Në edicionin e sivjetmë të Festivalit të Filmit Evropian “Cinedays”, në skenën e kinemasë “Frosina”, në kinematë verore të hapura – “Vera e qetë” në Kinotekë dhe në parkun pas QKM-së, u shfaqen 40 projeksione të filmave nga produksioni më i fundit evropian.