Kostadinovska-Stojçevska: Qeveria dhe Ministria e Kulturës i japin mbështetje të parezervë Shkupit “Kryeqytet i kulturës evropiane për vitin 2028”

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në konferencën e sotme për media e prezantoi temën e titullit të Qytetit të Shkupit “Kryeqyteti evropian për vitin 2028”.

Ajo tha se këto zgjedhje janë njohje e përkushtimit tonë të përbashkët për të kultivuar pasurinë kulturore dhe vlerat evropiane si qytetarë dhe si shtet kurse dhe titulli i Qytetit të Shkupit për “Kryeqytet i kulturës evropiane për vitin 2028” paraqet sukses të madh për kulturën e Maqedonisë.

“Ekspertët evropianë vlerësuan përkushtimin e sinqertë të institucioneve kompetente, për të cilat Ministria e Kulturës bëri përpjekje serioze dhe mundësoi që procesi dhe aplikimi të ecin pa probleme. Institucionet janë bashkërisht të gatshme për t’iu përgjigjur sfidës. Qeveria, përmes Ministrisë së Kulturës, u angazhua për mbështetje të parezervë për realizimin e këtij projekti, në të cilin investon vite më parë dhe pas përfundimit të vitit të manifestimit, që në fakt ishte aspekt kyç që siguroi që Shkupi të jetë kryeqyteti i kulturës evropiane për vitin 2028. Ky është investimi ynë i përbashkët, në një vit të paharrueshëm, vit në të cilin Shkupi do të jetë kryeqytet i denjë dhe mbresëlënës i kulturës evropiane”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Ministrja falënderoi qytetin e Shkupit dhe kryetaren Danella Arsovska për bashkëpunimin, si dhe ekipin që përgatiti aplikacionin dhe ekipin që ishte në Bruksel, ku para Komisionit të ekspertëve u prezantuan projektet që do t’i prezantojmë në vitin 2028.

“Ne si ministri dhe Qeveri patëm mundësinë të ndihmojmë në procesin e fitimit të këtij titulli prestigjioz, i cili do të jetë histori shumë e bukur dhe një pikë e ndritshme në zhvillimin e kulturës maqedonase”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Kostadinovska-Stojçevska paralajmëroi konferencë të përbashkët për media me kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe ekipin kreativ, ku do të sqarohen më mirë të gjitha zhvillimet dhe procedurat e mëtutjeshme. Ministria e Kulturës i përfshiu të gjitha resurset e institucioneve kulturore dhe punëtorëve të kulturës kurse Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes një letre mbështetëse qëndroi plotësisht prapa këtij aplikacioni dhe këtij procesi.

Ajo shtoi se kultura e Maqedonisë meriton të njihet si kulturë me vlera evropiane dhe gjithçka që ne e ruajmë si traditë dhe histori. Kultura duhet të ngrihet mbi të gjitha ndarjet dhe ne duhet të vazhdojmë ta zhvillojmë atë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе