Kostadinovska-Stojçevska: Projektet kulturore të bashkëfinancuara me fondet evropiane janë pjesë e proceseve integruese evropiane

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska – Stojçevska në një intervistë për televizionin “Sloboden Peçat”, duke folur për shfrytëzimin e fondeve evropiane – programi IPA në kulturë, si shembull e përmend Institucionin kombëtar “Stobi”, i cili çdo vit merr mjete të caktuara për kërkime, për atë që është për një lokalitet të pasur që u ofron vizitorëve diçka të re çdo ditë.
“Qendra e Vizitorëve e promovuar së fundmi në ‘Stobi’ është diçka e nevojshme për lokalitetin.

Më vjen shumë mirë kur vetë institucionet tregojnë interes dhe kapacitet për të prodhuar projekte cilësore me të cilat aplikojnë dhe marrin fonde nga fondet evropiane. Ajo që pamë në ‘Stobi’ ishte me të vërtetë projekt i jashtëzakonshëm i cili nuk është vetëm qendër vizitorësh, por ka edhe elementin e vet edukativ”, tha ministrja e Kulturës, duke shtuar se punëtoritë e shumta të organizuara nga ‘Stobi’ me studentë të arkeologjisë nga e gjithë bota, tani do të zhvillohet në Qendrën e vizitorëve.
Instituti dhe Muzeu- Manastir ka realizim veçanërisht të mirë, theksoi ministrja e Kulturës, në drejtim të shfrytëzimit të programeve IPA për bashkëpunim ndërkufitar.

“Integrimi në Bashkimin Evropian sjell përfitime në kulturë, të tilla janë këto projekte që realizohen përmes Institutit dhe Muzeut – Manastir, siç janë projektet nga ‘SmartCulture’ që realizohen me Greqinë dhe Shqipërinë. Ndër të tjera, në këtë mënyrë u rinovua Patio në Manastir, u zhvillua projekti i Muzeut Sterjo Spase në Republikën e Shqipërisë, i cili ishte i rëndësishëm për popullsinë që jeton atje, për kulturën dhe ekonominë e rajonit”, tha Ministrja e Kulturës.
Kostadinovska-Stojçevska, përmes fondeve evropiane, ka paralajmëruar rindërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Resnjë, si dhe rikonstruksionin e parë të Liqenit të Prespës.


Bashkëfinancimi me fondet evropiane është një përfitim i madh për zhvillimin e kulturës në vendin tonë. Ky është ndër të tjera qëllimi i negociatave për anëtarësim në BE, sepse tani kemi mundësi t’i shfrytëzojmë ato mjete, por si anëtare me të drejta të plota do të kemi mundësi edhe më të mëdha”, sqaroi Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo veçoi përfitimet e ndihmës në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që shteti ka nëpërmjet granteve të Fondit të Ambasadorit Amerikan dhe fondeve të tjera të BE-së, përfshirë Eurimage, fond filmik që do të lehtësojë xhirimet e serialeve filmike në shtet në të ardhmen
Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në një intervistë për TV Sloboden Peçat, duke folur për progresin në rindërtimin e Sallës Universale, tha se është në zhvillim e sipër faza e parë, e cila po realizohet me dinamikë të shtuar dhe sipas të gjitha marrëveshjeve që Ministria e Kulturës e mori nga Qyteti i Shkupit.


“Në këtë moment, në Sallën Universale është duke u zhvilluar faza e parë e rikonstruksionit të vetë objektit dhe ajo që po shohim këto ditë është pikërisht kurorëzimi simbolik i gjithë këtij procesi, i cili ishte i gjatë dhe kompleks në drejtim të marrjes në dorëzim kredencialet, plotësimi i të gjitha procedurave dhe gjithçka që nënkuptonte përfundimin ose vazhdimin e punës në atë fazë të parë.


Gjërat po ndodhin me intensitet më të madh, për disa arsye. Më e rëndësishmja është që Salla Universale është shumë e nevojshme që të kthehet në gjendje të shfrytëzueshme”, tha ministrja e Kulturës.
Ajo shtoi se në interes të zbatimit efikas, menjëherë ka filluar faza e dytë, prokurimi publik për mbikëqyrje.
Kostadinovska-Stojçevska paralajmëroi praninë e misionit reaktiv të UNESCO-s, i cili nga nesër do të qëndrojë në Ohër. Ajo bëri të ditur se ky është një mision i rregullt që vjen pas Vendimit që Rajoni i Ohrit të ruaj statusin e tij në UNESCO dhe të mbetet në listën e pronave të mbrojtura të UNESCO-s.


“Por ndërkohë na është dashur të plotësojmë disa parakushte. E para ishte të paraqisnim një plan të ri të rishikuar për mbrojtjen e rajonit të Ohrit, të cilin e bëmë. E dyta ishte futja e ndryshimeve të reja në Ligjin për mbrojtjen dhe menaxhimin e qendrës së vjetër të qytetit të Ohrit, edhe atë e bëmë dhe ai dokument tashmë është në procedurë parlamentare”, theksoi ministrja e Kulturës.


Ministrja e Kulturës shpjegoi se në këtë proces kompleks, përveç Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, komunat dhe institucionet janë të përfshira jo vetëm në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore por edhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе