Përmes projektit „Njofto Prespën“ artisët nga Greqia,Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut për herë të parë në histori u shoqëruan në mënyrë miqësore dhe kreative në plazhin „Dupeni“ dhe në fshatin Brajçino në Prespë përmes përmbajtjeve të shumta kulturore dhe gastronome, thotë ministrja Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në manifestimin e mbështetur nga Ministria e Kulturës. Në event ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për çështjet evropiane Bojan Mariçiq euroambasadori Dejvid Gir, ambasadori Italian Andrea Silvestri dhe ambasadori hungarez Laslo Duks.
-Ky projekt i popujve të tre shteteve u ofroi bazë për bashkëpunim më intenziv për hapjen e kufijve dhe rrugëve. Ofroi ringjallje më të madhe të misionit të marrëveshjes së Prespës, në diçka që nënkupton thelbin e jetesës së qytetarëve të Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pikërisht këtu, në këtë kufi, Prespa dhe Liqeni i Prespës janë në hartën e eventeve të rëndësishme historike të shekullit të 21”, tha ministrja e Kulturës.
Siç theksoi Kostadinovska-Stojçevska, ky projekt rrjedh natyrshëm nga Marrëveshja e Prespës dhe përshëndeti idenë fisnike, që përmes këtij manifestimi, Prespa të zhvillohet, të bashkojë të rinjtë e rajonit dhe të rritet në qendër që do të flasë për dialog, mirëkuptim për të tejkaluar barrierat.
– Të gjithë jemi të vetëdijshëm se në të tre vendet veç e veç rajoni i Prespës ishte neglizhuar në zhvillimin e planifikuar, por tani, pas rëndësisë historike të Marrëveshjes së Prespës, duhet të shfrytëzohet potenciali që ka Prespa dhe pikërisht këtu të ringjallet manifestim i tillë që do të bashkojë para së gjithash të rinjtë, shtoi Kostadinovska-Stojçevska.
Në festivalin „Njofto Prespën“ performuan dixhej të njohur nga të tre vendet që i ndajnë ujërat e Liqenit të Prespës, ndërsa në fshatin Brajçino, vizitorët patën mundësinë të shijojnë recetat tradicionale të banorëve të këtij rajoni nga të tre vendet. Organizatorë të festivalit ishin organizata joqeveritare „Prespa GRAD“ dhe Komunda e Resenit, me mbështetje financiare prej dy milionë denarë nga Ministria e Kulturës.