Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska ua uron festën e madhe të krishterëve “Pashkët” të gjithë bashkëqytetarëve që sot festojnë ringjalljen e Krishtit.
“Krishti u ringjall!”
Qoftë e përjetshme festa më e madhe e krishterë- “Pashkët”.
Të gjithë bashkëqytetarëve që festojnë sot ringjalljen e Krishtit, ju uroj harmoni familjare, shëndet, lumturi, mirëqenie dhe paqe shpirtërore.
Pashka është festë që simbolizon fitoren e së mirës mbi të keqen, por edhe festë shprese që na kujton vazhdimisht se kemi forcën dhe detyrimin për të luftuar për vlerat e vërteta dhe se të gjithë mbajmë përgjegjësi për të ardhme më të mirë.
Le të jenë këto ditë ditët e fillimit të fitoreve tona të përbashkëta, të një të ardhmeje të ndritur, të së mirës, së bukurës dhe çdo gjëje fisnike dhe në interes të fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm.
Me urtësi, durim dhe vendosmëri për të qëndruar përballë tundimeve dhe për të vazhduar të shikojmë përpara, për paqe, harmoni dhe prosperitet”, shkruan ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska në urimin me rastin e festës së Pashkëve.