Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot në Ohër në Bibliotekën “Grigor Prliçev” në promovimin e projektit “Libri më afër të moshuarve”, tha se Ministria e Kulturës investon në projekte që e bëjnë kulturën të qasëshme për të gjithë.
“Biblioteka e Ohrit si institucion i kulturës ka rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin kulturor të Ohrit. Prandaj po investojmë në veprimtarinë bibliotekare, në kuadër të së cilës për bibliotekën e Ohrit, për realizimin e programit vjetor kemi siguruar mbi 1 milion denarë, që është rreth 10 për qind nga buxheti i përgjithshëm”, tha ministrja e Kulturës.
Ministria e Kulturës, tha Kostadinovska-Stojçevska në takimin me drejtorin e institucionit, Milço Jovanoski, në vazhdimësi mbështet projektet për përmirësimin e kushteve të punës dhe për zhvillimin e veprimtarisë bibliotekare në Ohër, duke shtuar se ky aktivitet ka rëndësi të veçantë për plotësimi i nevojave të të moshuarve.
“Ne investojmë në kulturë për ta bërë atë më të qasëshme për qytetarët. Sigurohemi që Ohrianët të kenë program kulturor të vlefshëm dhe plot ngjyra për të gjitha gjeneratat”, tha Kostadinovska-Stojçevska në promovimin e projektit të Bibliotekës “Grigor Prliçev” në Ohër dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq, të cilët në vazhdimësi do të kujdesuni për afrimin e librit me shtëpinë e çdo përdoruesi që e do letërsinë.
Gjatë vizitës, drejtori Jovanoski e njohu ministren e Kulturës me aktivitetet aktuale të Bibliotekës, si dhe me sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet ky institucion nacional. Në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e projektit të Festivalit Botëror të Poezisë Udhëtuese “Prliçev and Eminesku – vështrim drejt së ardhmes”, ministres së Kulturës iu dhurua statuja “Mihai Eminesku”, e cila iu dha nga Fondacioni Evropian dhe Akademia Ndërkombëtare “Mihai Eminesku” nga Kraiova, Rumani.