Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, thotë se nuk është vonë që kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, të fillojë të bëjë punën e saj për të cilën shkupjanët i kanë dhënë mbështetje dhe të ndalojë lojën e saj për përhapjen e informacioneve të rrejshme, për rindërtimin e sallës Universale dhe frikësimi i qytetarëve me pretendime manipuluese.
“Kryetares, e cila për dy vjet pati mundësinë të fillojë rindërtimin e Sallës Universale, i them që të presë përfundimin e hetimeve dhe të bëjë fushatë për një temë tjetër dhe ndërkohë të raportojë për ndërhyrjet e supozuara në sistemi i Byrosë së Prokurimit Publik tek autoritetet kompetente. Le t’i mbrojë profilet e veta sepse Arsovska është e para që akuzon për ndërhyrje që kur është futur Sistemi i Prokurimit Publik”, thotë Kostadinovska-Stojçevska.
Kostadinosvka-Stojçevska sqaroi se procesi i marrjes së përgjegjësisë për Sallën Universale nga Qyteti i Shkupit, Ministria e Kulturës është bërë me nënshkrimin e kryetares Arsovska dhe vetë ministres.
“Rindërtimi po bëhet sipas procedurës ligjore dhe sipas projektit që Arsovska na e ka dorëzuar në dokumentacionin e cituar në Marrëveshjen e nënshkruar prej saj”, shton ministrja dhe thotë se nuk do të lejojë politikat e dështuara dhe zhgënjimi i qytetarëve nga mosveprimi i Arsovskës të mbulohet me manipulime dhe gënjeshtra për Sallën Universale.