Kostadinovska-Stojçevska në Uashington: Do të rrisim bashkëpunimin  me SHBA dhe përmes fondeve do të sigurojmë mjete për mbrojtje të trashëgimisë kulturore

од admin_kult

Në suaza të dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska është pjesë e delegacionit qeveritar që sot udhëton për në Uashington. Në suaza të kësaj vizite ajo do të realizojë vizitë në Institutin Kombëtar Demokratik (IDK) dhe Institutin Ndërkombëtar Republikan (INR), është paraparë segment në diskutimet gjatë kohës së vizitës që ti dedikohet  praktikës që janë të nevojshme në Maqedoninë e Veriut që të parandalohet tregtia jo legale e veprave artistike dhe artifakteve.

-Në pjesën e kulturës për dialogun strategjik me SHBA është me rëndësi të veçantë për shkëmbimin e eksperiencave për trashëgimitë kulturore vçanërisht në pjesën e tregtisë jo legale me artifakte, ashtu që në takim me Shoqatën këtu do të nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim, që pastaj duhet të rezultojë me aktvendim juridik si dhe për shkëmbime eventuale të kuadrove për zbatim të plotë të suksesshëm, thotë Kostadinovska-Stojçevska  nga SHBA. 

Ajo thotë që sipas vlerësimeve mbi 1000 artifakte udhëhiqen si të vjedhura nga Maqedonia e Veriut.

„Pjesa e dytë është „Fulbright Program“, program që nuk është vetëm  për shkëmbim edukativ por edhe për shumë grante të tjera në fushën e kulturës.

-Do të doja që të zmadhojmë bashkëpunimin, sepse konsideroj që është koha që të shfrytëzojmë fonde dhe praktika nga jashtë, jo vetem nga BE. Si shtet kemi projekt që ka investuar në Heraklea nga ana e Ambasadës në SHBA pas një kohë të gjatë. Definitivisht praktikat kulturore të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore janë me qëllim që të përmirësohen proceset për parandalimin e tregtisë jo legale me artifakte ashti që vizita do të jetë një hap pata për miratimin e ligjit për tregti jo legale të artifakteve dhe veprave artistike nga Maqedonia e Veriut, konkludon Kostadinovska-Stojçevska.


Fondi i ambasadorit për ruajtjen e kulturës është një nga programet e shumta që udhëqeh Biroja për veprimtari kulturore dhe edukative në Stejt departamentin e SHBA si pjesë e misionit të tij të diplomacisë publike përmes programimit dhe shkëmbimit edukativo kulturor.

Përmes 16 granteve të fondit të Ambasadorit, Shtetet e Bashkuara siguruan 1.5 milionë dollarë amerikan për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Maqedoninë e Veriut.

Grantet nga fondi i Ambasadorit të SHBA në 20 vitet e kaluara tek ne morrën lokalitetet dhe objektet më të rëndësishme nga fusha e kulturës, siç janë Stobi, kisha „ Nëna e Zotit Peribleptos “ në Ohër, objektet e amamit Daut Pashës, amamin Çifte dhe kishën„Shën Spas“   në Shkup, Xhaminë e Larmë në Tetovë, manastirin në Veljusa në Strumicë, lokalitetin Herakleja Linkestis në Manastir dhe të tjerë. Fondi Ambasadorit për mbrojtjet e kulturës është grant program themeluar në vitin 2001 nga Stejt departamenti, në kërkesë të Kongresit të SHBA. Nga themelimi i tij, Fondi i Ambasadorit (The Ambassadors Fund for Cultural Preservation) ka mbështetur mbi 1.000 projekte për mbrojtjen e kultuës në 133 shtete në botë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе