Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, mori pjesë në takimin epunës ndërmjet përfaqësuesve të Shoqatës së Arteve të Bukura të Maqedonisë së Veriut (SHABMV), Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë së Veriut (SHSHMV) dhe Lidhjes së Kompozitorëve të Maqedonisë së Veriut (LKMV).
Në takim u bisedua për problemet e ngjashme që i ndajnë, për të cilat folën kryetarët e SHABMV-së dhe SHSHMV-së, Hristo Petreski dhe Jana Maneva-Çuposka dhe kryetarja e Kuvendit të LKMV-së, Jane Koxhabishija. Duke theksuar rëndësinë e Shoqatave të Zotërinjve (Shoqatave Esnafike) më të vjetra dhe kujtesën kulturore që ata kanë në shoqëri, drejtuesit e tyre e
informuan ministrin për problemet e personelit, financave dhe hapësirat me të cilat përballen. Ministrja Kostadinosvka-Stojçevska i mbështeti përpjekjet dhe kërkesat e tyre dhe tha se Ministria është e hapur për bashkëpunim dhe gjetjen e mekanizmave si pjesë e atyre çështjeve të hapura për t’u zgjidhur. Ky takim i tri shoqatave u zhvillua pas shumë vitesh dhe u inicua që të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi i përbashkët, sepse siç thanë ata, arti është i
pandashëm dhe të bashkuar besojnë se do të arrijnë rezultate më të larta.