Në margjinat e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris, ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska ka takuar ministren e kulturës dhe mediave të Kroacisë, Nina Obulen Korzhinek.
Në një atmosferë konstruktive u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer në fushën e kulturës në planin dypalëshe dhe shumëpalëshe ndërmjet dy vendeve.
Theksi u vu në nivelin e lartë të bashkëpunimit veçanërisht ndërmjet komisioneve nacionale të UNESCO-s dhe projekteve të përbashkëta, si projekti “Edukimi i Holokaustit dhe mirëkuptimi ndërkulturor në Evropën Juglindore: restaurimi i pavijonit të ish-Jugosllavisë në Aushvic-Birkenau”, i koordinuar nga Byroja Rajonale e UNESCO-s për Shkencën dhe Kulturën në Evropë me seli në Venecia të Italisë.
“Vazhdojmë me të gjitha iniciativat rajonale si dhe me mbështetjen e fortë reciproke të projekteve të Rrjeteve rajonale të komiteteve nacionale të këshillit ndërkombëtar të muzeve – IKOM dhe Këshillit ndërkombëtar për monumente dhe lokalitete- IKOMOS – tha Kostadinovska-Stojçevska.
Në takim u diskutua edhe për të ardhmen e nismave rajonale dhe rolin e kulturës në proceset integruese evropiane. U theksua roli i QIK-së maqedonase në Zagreb për avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella në kulturë dhe forcimin e lidhjeve me komunitetin maqedonas në Kroaci.