Kostadinovska-Stojçevska: Me “Europe House” afirmojmë trashëgiminë kulturore si urë lidhëse mes të shkuarës dhe të ardhmes

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sonte foli në manifestimin e organizuar nga Delegacioni i BE-së me rastin e 60-vjetorit të tërmetit në Shkup dhe 4-vjetorit nga hapja e “Europe House” – Shkup, duke theksuar në fjalën e saj se lidhje e pandashme midis trashëgimisë kulturore dhe të ardhmes që ne bashkërisht po krijojmë.

“Bashkimi Evropian investon dhe është partneri ynë jo vetëm në formësimin e peizazhit urban të Shkupit, por edhe në ruajtjen e trashëgimisë sonë shpirtërore dhe kulturore. Le të frymëzojë kjo festë e sotme dialog të vazhdueshëm ndërmjet trashëgimisë sonë kulturore dhe aspiratave dinamike të gjeneratës së re që do ta formësojnë Shkupin evropian”, tha Kostadinovska Stojçevska.

Në kuadër të manifestimit u shpall konkursi “Shkupi i gjeneratës së re”, në të cilin morën pjesë 12 ekipe të studentëve të fakulteteve të arkitekturës dhe punimet e të cilëve do të ekspozohen gjatë javës së ardhshme në objektin “Posta”. Ministrja e Kulturës përgëzoi të gjithë arkitektët e rinj që morën pjesë në konkurs, duke theksuar se kanë ofruar zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme për monumentet e çmuara kulturore të Shkupit.

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska në fjalën e saj theksoi përkushtimin për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore duke pranuar fuqinë transformuese të vizionit arkitektonik.

Vendi ku mbahet eventi i sotëm nuk është zgjedhur rastësisht. Zgjedhja për të vënë në qendër të vëmendjes Postën, e cila me formën dhe stilin e saj unik qëndron si simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë, është thirrje për rilindjen e saj. Dhe ne dëgjojmë zërin e saj. Jemi duke udhëhequr një proces në të cilin presim përgjegjësi dhe aktivitet më të madh nga të gjithë”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Ministrja e falënderoi ambasadorin evropian Gir, i cili në këtë rast kaq të rëndësishëm për Shtëpinë Evropiane të Shkupit i dha karakter kulturor dhe, siç tha ajo, “ia ka dalë të sjellë historinë dhe të ardhmen së bashku me krijimtarinë e studentëve të arkitekturës”.

Duke iu referuar rezultateve të konkursit, ministrja e Kulturës tregoi se ato do të formësojnë jo vetëm peizazhin fizik të Shkupit, por do të kontribuojnë edhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore me të cilën mund të krenohen gjeneratat e ardhshme.

“E ardhmja ndërtohet në të tashmen dhe ne dëshirojmë një të ardhme evropiane në të cilën monumentet kulturore të Maqedonisë janë të sigurta, si pjesë e mozaikut kulturor evropian”, përfundoi Kostadinovska-Stojçevska.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе