Kostadinovska-Stojçevska në samitin në Ohër: „Ballkani Hapur“ është hapsirë e gjerë e hapur pa barriera administrative për kulturën dhe artin  

од admin_kult

-Kultura prej kohësh ka provuar rrugën e bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe konkurron për vend të lartë në agjendën e „Ballkani hapur“. Ketu jemi që t’i ndihmojmë kulturës dhe artit në mobilitetin e tyre,në hapjen e fondeve të përbashkëta, shkëmbimit të infromacioneve dhe eksperiencave , të sjellim inovacion dhe të bashkojmë aftësitë tona- porositi ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në seancën plenare „Ballkan i Hapur hap kulturë“, në suaza të samitit që u mbajt dje dhe sot në Ohër.

Në seancën plenare, para drejtorëve të institucioneve të pranishëm, operatorë kulturorë, punonjësve kulturor dhe përfaqësues të rinj nga vendet që nënshkruajn iniciativën, patën fjalim zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq dhe ministret e Kulturës së Shqipërisë dhe Sërbisë, Elva Margariti dhe Maja Gojkoviq.

Në suaza të eventit u ndanë eksperienca në fushën e kulturës me qëllim për tejkalimin e ndryshimeve,ndërsa u nënshkrua edhe memorandum për mirëkuptim për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor.

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska porositi që „Ballkani Hapur“ nuk ka marrë asgjë nga askush, përkundrazi, kirjon shtimin e vlerës së pasurive kulturore dhe artistike, shpërndarjen e eksperiencave në fushën e kulturës në të gjitha segmentet, me qëllim që të tejkalohen ndryshimet.   

Në këtë kontekst,ministrja shtoi që duke njohur mizorinë e tregut, veçanërisht të tregjeve të vogla, kultura patjetër të jetë e mbrojtur mirë, që është qëllimi bazë i memorandumit për bashkëpunim kulturor.

-Në Memorandum do ti njihni edhe përpjekjet tona për krijimin e kalendarit të përbashkët të eventeve kulturore si dhe idetë për krijim „Ballkani Hapur fondi i filmit“,„Ballkani Hapur skena e EGZIT“,„Ballkani Hapur mbrëmje ose skena të të gjithë festivaleve të Rajonit“, dhe për organizimin e  „Ballkani Hapur festivali veror muzikor për të rinj“, dhe për zhvillimin e programeve për shkëmbim të të rinjve. Për këtë themi „Ballkani Hapur“ është në fakt, hapsirë e gjerë e hapur për kulturën dhe artin-theksoi Kostadinovska-Stojçevska.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, theksoi se bukuria e kulturës është që nuk njeh kufi, ajo është temë që bashkon popujt e ndryshëm dhe forcon lidhjet mes njerëzve, që është rëndësi kyçe për tejkalimin e të gjithë ndryshimeve dhe për mirëkuptim më të mire të karakteristikave individuale si popuj.

Detyrimet që ne si qeveri i marim përsipër këtu në Ohër, në suaza të iniciativës „Ballkani Hapur“, për promovimin e mobilitetit rajonal të artistëve dhe ekspertëve për mbështetje të politikave rajonale për bashkëpunim në fushën e artit dhe kulturës, përmes shkëmbimit të eksperiencave, rrjetëzimin dhe promovimin e kulturës dhe artit të artistëve nga Ballkani Perëndimor në kontekst ndërkombëtar  si dhe për promovimin e mobilitetit të artistëve për bashkëpunim interdisciplinar në fushën e kulturës dhe artit me të cilat gjenerohen inovacionet ekonomike dhe shoqërore, me hap përpara në promovimin e ndryshimit kulturor, dialogut ndërkulturor dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë në rajon- tha Mariçiq.  

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Alva Margariti, tha që kultura është faktor i rëndësishëm për paqen dhe bashkëpunimin.

– „Ballkani Hapur hap kulturë“ nënkupton bashkëpunim kulturor rajonal me synim kundrejt përforcimit të dialogut, shkëmbimit kulturor dhe krijimit të tregut të përbashkët ballkanik dhe për artin dhe industritë kreative- tha Margariti, duke theksuar që elementi kulturor në „Ballkani Hapur“ nuk është shtesë estetike por themel mbi të cilin duhet të ndërtohet ndërtesa e bukur e kësaj iniciative rajonale.

Margariti diskutoi për nevojën dhe mundësitë për mbështetje të të rinjëve profesional,për formimin e tregut të përbashkët të filmit dhe teatrit si dhe tregun e librave, për promovimin e trashëgimisë kulturore përmes turneve virtuale,zhvillimin e turizmit kulturor.

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Serbisë dhe ministrja e Kulturës dhe Informacionit, Maja Gojkovi, theksoi se „Ballkani Hapur” është inniciativë rajonale që për periudhë të shkurtër kohore tregoi vlerën e saj dhe justifikoi idenë e udhëhequr nga liderët e vendet që e drejtuan atë.

-Kjo është koha e duhur për të përfshirë në mënyrë aktive kulturën në të, si fushë që bashkon individët dhe shoqëritë. Ajo ka qenë gjithmonë ura më e mirë për të kuptuar dhe afirmuar ndryshimet. Prandaj është rëndësie të madhe që në fushat tjera, nga sot, kultura do t’i japë një shtysë të fortë dhe të dallueshme marrëdhënieve miqësore ndërmjet vendeve që e mbështesin këtë iniciativë – tha Ministrja e Kulturës e Republikës së Serbisë. Gojkoviq theksoi se bashkëpunimi që po zgjerojmë sot është rezultat i një procesi autentik dhe një vizioni konsistent për jetë më të mirë për popujt e Ballkanit, i cili gjithashtu kontribuon në integrimin e përgjithshëm evropian, i cili është me interes të përbashkët për të gjithë pjesëmarrësit.

Në fund të seancës plenare “Ballkani Hapur hap kulturë”, panelistët u përshëndetën nga kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi – Dimitar Kovaçevski, Edi Rama dhe Dritan Abazoviq, kryetari i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegelltija.

“Ballkani Hapur” është iniciativë rajonale e formuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia dhe Shqipëria, e cila ka për qëllim forcimin, rritjen, zgjerimin dhe lehtësimin e  bashkëpunimit rajonal, si dhe të promovojë ndryshimin kulturor, dialogun ndërkulturor dhe mirëkuptimin e ndërsjellë të tre vendeve.

FJALIMII MINISTRES SË KULTURËS BISERA KOSTADINOVSKA-STOJCEVSKA NË PANEL DISKUTIMI ” BALLKANI I HAPUR – KULTURORË E HAPUR”

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе