– Në këtë festë të fjalës së shkruar mes dy kopertinash, fjalimin ndaj jush e pranova me nder të madh. Për autorët përmes botuesve dhe organizatorëve – pranoni mirënjohjen time për këtë pamje të plotë, për këtë aromë dehëse dhe unike të librit, për të gjithë librat që e kanë bërë më të durueshme jetën me pandeminë dhe „distancimin shoqëror”. Dhe përsëri, kronistët dhe dëshmitarët më të mirë të këtyre kohërave të vështira do të jenë pikërisht librat e shkruar nga ata që e njohin fjalën. Dhe pse,edhe atyre ene botuesve, KOVID-19 u ka dhënë goditje të fortë, besoj se me mbështetjen dhe ndihmën tonë së bashku do të drejtohemi dhe do të ngrihemi – tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska mbrëmë në hapjen e edicionit të Panairit të librit 34-të të këtij viti që mbahet në arenën „Boris Trajkovski” deri më 9 maj.
Kostadinovska-Stojçevska shprehu kënaqësinë që Ministria e Kulturës, veçanërisht në dy vitet e fundit, ka mbështetur botimin e titujve dhe publikimeve të shumta për fëmijë.
– Teknologjia e re ka hyrë në jetën tonë si shërbëtor i mirë. Por nuk duhet të bëhet zotëria jonë. Dhe të mos harrojmë. Dixhitalizimi është mjet i madh dhe i dobishëm, por nuk është origjinali. “Në kohë të pasigurta, ne duhet të kujdesemi dhe t’i mbrojmë librat si simbole të shpresës dhe të dialogut…”, do të shtoja – dhe t’i mbrojmë për të mirën tonë – tha Kostadinovska-Stojçevska.
Në hapje foli drejtoresha ekzekutive e “Global Media Grup” dhe organizatorja e Panairit, Daniela Gligorovska, e cila uroi edicion të suksesshëm të këtij manifestimi dhe theksoi rëndësinë e Panairit të Librit në këtë periudhë pas dy viteve të pandemisë.
– Me libër mund të fitojmë të gjitha pengesat. Duhet të jemi të qetë dhe të vazhdojmë! Çfarë do të na qetësojë tani nëse jo libri? Nëse jo, ideja? Ky nuk është thjesht panair libri, kjo është sfidë e të gjitha përpjekjeve për të na ngrënë sistematikisht shpirtin! Kjo është rezistencë që mbron qytetërimin!-tha Gligorovska.
Të pranishmit i përshëndeti edhe rektori i UKIM, prof. dr. Nikolla Jakullovski, i cili theksoi se ngjarje të tilla janë mundësi e mirë për të na kujtuar që librin ta kthejmë në rutinën tonë të përditshme sepse koha e kaluar me një libër është gjithmonë shfrytëzim cilësor i kohës.
-E dini çfarë, thonë nuk mund të blesh lumturinë me para, por mund të blesh një liber, edhe kjo është gati e njejta- tha rektori Jankullovski.
Shkrimtari maqedon Petar Andonovski në fjalimin e tij të shkurt u drejtua si shkrimtar por edhe si lexues.
– Unë gjithmonë kam besuar në fuqinë e letërsisë. Letërsia nuk do të ndryshojë botën, por mund të ndryshojë individin. Letërsia është pasqyrë e shoqërisë. Prandaj letërsia duhet të jetë një formë rezistence. Roli i saj është të kritikojë, të provokojë, jo të shërbejë si argëtim. Nëse një libër nuk ndryshon asgjë tek ne, atëherë ne kemi humbur kohë për të – shtoi Andonovski.
Këtë vit prezantim të rëndësishëm në Panairin e Librit ka Republika e Turqisë përmes Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.
Ali Odabash, nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, theksoi se Ministria turke ka program të quajtur TEDA dhe është i pranishëm në 85 vende në 60 gjuhë. Odabash potencoi se përmes këtij programi deri më tani kanë përkthyer 3.500 libra nga gjuha turke në gjuhë të huaja dhe theksoi se në Maqedoninë e Veriut është dhënë mbështetje për gati 200 libra.