Me nismë të ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot është mbajtur seanca e Komisionit kombëtar të UNESCO-s, ku është diskutuar për gjendjen aktuale me ndërtimin e kompleksit në lokalitetin turistik “Gorica”.
Anëtarët e Komisionit sollën konkluzione me kërkesa pranë Komunës së Ohrit, si organ kompetent, për dorëzimin e të gjithë dokumentacionit lidhur me ndërtimin e lokacionit në fjalë.
Ministrja Kostadinovska-Stojçevska tha se duke pasur parasysh autoritetin dhe përgjegjësinë që ka Komisioni, ky organ nuk guxon të lërë hapësirë për të devijuar legjislacionin e përhershëm që ka të bëjë me mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore.
Prandaj, Komisioni kombëtar i UNESCO-s kërkoi nga Komuna e Ohrit që të dorëzojë të gjithë dokumentacionin lidhur me parcelën në fjalë: dokumentacionin urbanistik për parcelën në fjalë (skicë nga plani ose dokumentacion urbanistik në bazë të të cilit është bërë ky ndërtim dhe me të cilën është formuar parcela ndërtimore), marrëveshja dhe anekset e marrëveshjes për tjetërsimin e tokës ndërtimore me tender publik elektronik për parcelën ndërtimore, leje për ndërtimin në parcelë ndërtimore, dokumentacioni i projektit për ndërtimin në parcelë ndërtimore në bazë të së cilës është lëshuar leja e ndërtimit, njoftimi për fillimin e ndërtimit, leja e prerjes së pyjeve në përputhje me ligjin dhe të gjitha dokumentet e tjera që kanë të bëjnë me parcelën ndërtimore në fjalë, të cilat kanë qenë të nevojshme për ndërtimin e ndërtimit.
Duke qenë se përfaqësuesit e institucioneve kompetente, anëtarë të Komisionit kombëtar, deklaruan se nuk posedojnë dokumentacion lidhur me këtë temë, është arritur në përfundim nga komuna e Ohrit, përfaqësuesi i së cilës nuk ka marrë pjesë në seancë, të kërkohet që të gjithë dokumentacion që daton nga viti 2011 e këtej.
Në hyrje të seancës, Kostadinovska-Stojçevska theksoi se deri te institucionet kompetente të kulturës nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për dokumentacion planor. Gjithashtu, nuk është paraqitur asnjë kërkesë në IN Enti dhe Muzeu – Ohër për lokalitetin në fjalë dhe nuk janë përpunuar bazat mbrojtëse konservatore (BMK).
Projekti për ndërtimin e lokacionit në fjalë nuk është dorëzuar në institucionet kompetente të kulturës sepse në atë kohë nuk ishte miratuar Plani për menaxhimin e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit. Pas miratimit të Planit për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore të rajonit të Ohrit, projekti nuk është dorëzuar as në Komisionin për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit dhe as në IN Enti dhe Muzeu- Ohër.
Pas marrjes së dokumentacionit dhe informacionit të nevojshëm nga komuna e Ohrit, Komisioni kombëtar i UNESCO-s do të nxjerrë konkluzionet dhe rekomandimet e tij në lidhje me ndërtimin e kompleksit hotelier në “Goricë”.