Ministrja e Kulturës sot po merr pjesë në takimin ministror të Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore, që po mbahet në Cetinje të Malit të Zi.
Në takim, ministra dhe përfaqësues të tjerë të rangut të lartë nga 13 shtete do të diskutojnë për temën “Industritë kreative si forcë lëvizëse për zhvillimin e qëndrueshëm në fushën e kulturës”.
Krerët e delegacioneve do të prezantojnë sektorët e industrive krijuese, mbështetjen e dhënë nga ministritë përkatëse, përgjegjëse për kulturën dhe kushtet e infrastructures, për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit. Theks i veçantë në diskutim do t’i kushtohet projekteve të krijuara nga gra autore dhe autore të reja, si dhe modele për mbështetje më të fortë të ideve të tyre. Gjithashtu do të diskutohet për zhvillimin e potencialit të bashkëpunimit dhe rrjetëzimit rajonal midis sipërmarrësve krijues dhe artistëve dhe krijimi i një modeli të përbashkët për forcimin e konkurrencës së tyre në rajon dhe më gjerë.
Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJ) u inicua në vitin 1996 në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të PBEJ të mbajtur në Sofje, Bullgari. Qëllimi i këtij forumi të bashkëpunimit rajonal është të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve nga Evropa Juglindore (EJL) dhe të transformojë këtë rajon në fushat e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit, me qëllimin kryesor integrimin e plotë të EJL në Strukturat evropiane dhe euroatlantike.
Nga korriku 2022 deri në korrik 2023, Podgorica mori presidencën e PBEJ pas asaj të Athinës. Nga mesi i vitit të ardhshëm kryetar i PBEJ do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.