„Qyteti i konsujve ka qenë, është dhe do të jetë nikoqir i denjë i ngjarjeve më të shquara të shumta kulturore ndër të cilët është edhe ky festival Ndërkombëtar i monodramës“, – theksoi dje ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në hapjen e Festivalit të monodramës në Manastir.
Në 7 ditët e festivalit në skenat e Qendrës së kulturës dhe Teatrit kombëtar të Manastirit, publiku do të ketë mundësinë që të ndjek monodramën me pjesëmarrës nga 11 shtete.
„Shumë emra të aktorëve të shquar nuk kanë lejuar që të shkelin në „terenin“ e ndjeshëm të këtij zhanri specifik teatror. Me siguri sepse në monodramë është më lehtë të jepet definicioni sesa të interpretohet dhe të mbash vëmendjen e publikut- veçanërisht pas kësaj periudhe që përjetuam shumë monodrama në jetën pandemike në distancë. Kështu që t’ju dhurojmë vëmendje të denjë, sepse monodrama është sfidë dhe sprovë edhe për aktorët më të mirë“, porositi ministrja e Kulturës.
Në fund, ministrja Kostadinovska-Stojçevska të gjithë pjesëmarrësve të festivalit u uroi ditë të bukura festive të mbushura plotë duartrokitje.
23. Festival ndërkombëtar i monodramës në Manastir këtë vit zhvillohet me moton „Ndërmjet“, në mënyrë solemne u hap me shfaqjen „Vetëm zë“ të Teatrit kombëtar të Maqedonisë.