Kostadinovska-Stojçevska: Ministria e Kulturës ka dokumentacion të rregullt dhe mbetet investitore e Sallës Universale

од admin_kult

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, me qëllim të informimit të saktë dhe transparent të opinionit, në konferencën e sotme për media, me argumente dhe dokumente, ka mohuar deklaratat dhe akuzat e djeshme të kryetares Danella Arsovska, lidhur me zjarrin dhe rindërtimin e Sallës Universale.

“Ndërhyrja në sistemin e Byrosë së Prokurimeve Publike është karakteristikë e një kohe tjetër kur qyteti dhe shteti drejtoheshin nga ata që e bënë kryetare komune. Njerëzit e saj nga VMRO-DPMNE. Në kohën tonë është dërguar kërkesë formale në Byronë e prokurimeve publike dhe përgjigje e pranuar në rregull për ndryshimin e investitorit, siç e kërkon Marrëveshja e lidhur me Qytetin e Shkupit”, tha ministrja e Kulturës, e cila deklaratën e saj e ka arsyetuar me dokument nga Byroja e Prokurimeve Publike.

Për të njoftuar të vërtetën dhe për të eliminuar manipulimin me ndjenjat e qytetarëve që i besuan Arsovskës, ministrja e Kulturës sqaroi se pas përfundimit të Marrëveshjes për ndryshimin e investitorit, Ministria e Kulturës, si investitor i ri, i ka marrë të gjitha obligimet dhe të drejtat që i referohen rindërtimit të sallës.

“Kontrata e realizimit nuk është kompletuar dhe si e tillë, Byroja e Prokurimeve Publike ka mendimin se duhet ta ndërmarrim, në pajtim me nenet 3 dhe 4 të Marrëveshjes së lidhur me Qytetin e Shkupit për ndryshimin e investitorit, dhe përveç Marrëveshja që kemi bërë me kontraktorin, kemi obligacione bazuar në rikonstruksionin e fazës së parë të Sallës Universale”, argumentoi ministrja e Kulturës.

“Është simptomatike se si projekti u bë i pasigurt për Arsovskën kur nënshkroi disa dokumente për fillimin e realizimit të tij. I njëjti projekt për të cilin Arsovska konteston dhe pretendon se është falsifikim është dërguar përmes Sistemit për marrjen e lejes së ndërtimit në Qytetin për llogaritjen e shërbimeve komunale, një përllogaritje të tillë e ka përgatitur Qyteti dhe e ka paguar Ministria e Kulturës, për të cilën ka marrëveshje të nënshkruar për shërbimet komunale. Ajo përmes këtyre procedurave ka nënshkruar dokumente dhe me këtë e ka vërtetuar sigurinë”, tha sërish me argumente Kostadinovska-Stojçevska.
Ajo theksoi se Arsovska e ka dëmtuar edhe buxhetin për rindërtimin e sallës me 20 milionë denarë, apo 330 mijë euro para të qytetarëve, për shkak të dëshirës së saj personale dhe egos për të mos e ndërtuar atë.

“Arsovska për shkak të shtyrjes së rindërtimit humbi rast gjyqësor dhe dëmtoi buxhetin e qytetarëve të dedikuar për rindërtim”, shtoi ministrja, duke sqaruar se kryetarja e komunës i kishte nënshkruar dokumentet në procesin e rindërtimit.
Ministrja e Kulturës shtoi se edhe Arsovska duhet ta dijë se projekti të cilin po e konteston ka marrë opinione pozitive nga të gjitha institucionet dhe auditorët, si dhe nga INSTITUTI I INXHINIERISË SË TËRMETEVE dhe SIZMOLOGJISË INXHINIERIKE (INTSI) i cili projektin e ka vlerësuar si të sigurt dhe ato dokumente dhe mendime i ka siguruar Qyteti i Shkupit e jo Ministria.

Kostadinovska-Stojçevska informoi se institucioni ka pranuar shkresë nga qyteti me të cilin kërkohet ndërprerja e Marrëveshjes, por ajo ka sqaruar se të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me pronën e Qytetit të Shkupit janë vendime të Këshillit, gjegjësisht të këshilltarëve, e jo të vetë kryetares së komunës. “Në atë drejtim, kërkesa e saj për ndërprerje të njëanshme të Marrëveshjes, e cila ka mbërritur dje në kabinetin tim, nuk mund të ketë efekt juridik sepse duhet të miratohet nga Këshilli i Qytetit të Shkupit”, tha ministrja e Kulturës.

Kostadinovska-Stojçevska shtoi se sipas Marrëveshjes për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve të ndërsjella në lidhje me rindërtimin (neni 6), Ministria ka obligim që ta informojë Qytetin e Shkupit për rrjedhën e aktiviteteve. Ato raporte janë tremujore kurse i pari duhet të dërgohet gjatë kësaj jave dhe do të jetë.

Ministrja e Kulturës tha se akuzat në baza personale nuk janë temë për debat publik dhe shtoi: “Insinuata e Arsovskës se ka ditur për zjarrin dhe nuk e ka raportuar, seria e mjegullnajave të deklaruara në shtypin e djeshëm, në ditët në vijim do të të jetë subjekt para gjykatave, kështu që, ai do të ketë mundësinë të shpjegojë më hollësisht pretendimet e bëra për mua në lidhje me Sallën Universale”.

Kostadinovska-Stojçevska tha se nuk do të lejojë që Salla Universale të përdoret për qëllime ditore politike, e as që do të jetë temë në fushatën zgjedhore të Arsovskës.

Prandaj, ajo u tha atyre që e kishin në menaxhim Sallën Universale me  projekt të përfunduar dhe paratë e dhëna nga Qeveria dhe nuk kishin kapacitet për të bërë asgjë, se rindërtimi i Sallës Universale vazhdon dhe do të jetë gati brenda afatit të caktuar kurse Ministria e Kulturës mbetet investitore.

Linku i konferencës së ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska- Stojçevska:

https://we.tl/t-96FJhDiENt

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе