Nga Ministria e Kulturës njoftojnë se është hapur konkursi “Vizato në gjuhën maqedonase” për vitin 2024, i dedikuar për autorë të rinj dhe artistë nga skena e pavarur kulturore. Të gjithë të interesuarit, më së voni deri më 26 shkurt, mund të regjistrohen në konkursin që publikohet në media dhe në faqen e Ministrisë së Kulturës.
Qëllimi i manifestimit është nxitja e përdorimit të gjuhës maqedonase përmes formave të reja të shprehjes kulturore dhe përmes mediave të ndryshme.
– Investojmë te të rinjtë dhe njohim idetë e tyre novatorë. Në konkursin “Vizato në gjuhën maqedonase”, i cili filloi në vitin 2022 me iniciativën time me qëllim të afirmimit të gjuhës maqedonase dhe shkrimit cirilik, ishim dëshmitarë të ideve të freskëta artistike të autorëve të rinj, të cilët në dy vitet e fundit kanë nxitur ofertën kulturore në vendin tonë. Me këtë konkurs ne i inkurajuam të rinjtë të krijojnë dhe të shprehen, diçka që është e një rëndësie të veçantë – thekson ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.
Ajo shton se artistët e rinj dhe autorët e skenës së pavarur kulturore këtë vit kanë mundësinë të kontribuojnë me idetë e tyre krijuese në ruajtjen e thesarit tonë më të madh, gjuhës amtare. Përparësi kanë autorët e rinj deri në moshën 30 vjeçare që aplikojnë për herë të parë, projekte të vogla që planifikohen të realizohen si aktivitet në periudhën e caktuar duke përdorur gjuhën maqedonase.
Propozim-projektet mund të jenë ndërhyrje artistike në hapësirën urbane (grafite) të krijuara në gjuhën maqedonase; afishe për rrjetet sociale dhe kanalet e komunikimit (viber, instagram…); ekspozita individuale dhe grupore të veprave të krijuara në gjuhën maqedonase; promovime letrare; organizimi i debateve, konferencave, seminareve etj.
Lokacionet për prezantimin e projekteve mund të jenë në institucionet kulturore, por edhe hapësira të tjera publike dhe alternative, madje edhe ndërtesa jofunksionale, të rrënuara apo hapësira që mund të marrin karakter të ri bashkëkohor si skenë arti. Ngjarja do të zhvillohet nga data 30 mars deri më 31 maj.
Më shumë informacion për konkursin mund të gjeni në