Ministria e Kulturës, pas analizave, konstatoi se në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore prej shumë vitesh, ka pasur një boshllëk në rinovimin e kuadrove në disa segmente jetike të këtij dikasteri të rëndësishëm në kulturë.
Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska thotë se bursat e ofruara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2022 / 2023 ofrojnë mundësi për edukimin e kuadrove profesionale në fushat: historia e artit, arkeologjia, artet figurative dhe etnologjia si dhe antropologjia.
“Muzetë, galeritë, qendrat mbrojtëse dhe konservuese që sistemojnë, ruajnë dhe konservojnë pasuritë kulturore, që përgatisin punime shkencore dhe afirmojnë trashëgiminë kulturore maqedonase në botë, pas shumë vitesh, përmes këtyre studentëve me bursë, do të vazhdojnë të punojnë sipas standardeve të nevojshme. Me këtë mënyrë të mbështetjes së të rinjve mundësohet stafizimi i institucioneve në fushën e konservimit dhe muzeologjisë me staf profesional të arsimuar dhe cilësor që do të punojë në këto fusha me aplikimin e standardeve më të larta ndërkombëtare”, thotë ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.
Me futjen e këtyre bursave, përveç sigurimit të një të ardhmeje në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, sigurohet edhe një standard më i lartë studentor dhe kujdes për profesionistët e rinj të ardhshëm në fushën e kulturës.