Kostadinovska-Stojçevska: Me 32,8 milionë denarë rinovojmë shkollën e vjetër në Lubojnë, e cila është themeli i identitetit tonë kulturor dhe kombëtar

од admin_kult

Shkolla e vjetër “Dimitar Vllahov” në fshatin Lubojnë të Prespës do të rindërtohet dhe përshtatet me 32,8 milionë denarë. Këto mjete në buxhetin e Ministrisë së Kulturës do të sigurohen në vitin 2024 dhe 2025.

“Qeveria, Ministria e Kulturës, Instituti dhe Muzeu i Manastirit morën përsipër restaurimin dhe rivitalizimin e shkollës së vjetër në Lubojnë për nder të maqedonasve dhe në kujtim të të gjithë arsimtarëve. Për dy vite buxhetore do të rikthehet vendi i cili është themeli i identitetit tonë kulturor dhe kombëtar”, thotë ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo theksoi se ideja është që ky objekt i rëndësishëm ku zhvillohej mësimi i gjuhës maqedonase të bëhet vendtakim i gjuhëtarëve, pedagogëve, mësimdhënësve dhe profesorëve të gjuhës maqedonase dhe të mbetet monument për brezat pas nesh, që themelet e kësaj ndërtese janë në fakt themelet historike të edukimit në gjuhën amtare maqedonase, shtylla e identitetit tonë.

– Shkolla e vjetër është nën mbrojtje që nga viti 2020 si pjesë e kompleksit monumental të Lubojnës. Pas restaurimit autentik, ky objekt monumental do të jetë “Qendër për promovimin e gjuhës maqedonase”, me të cilën Qeveria tregon në vepër se kujdeset për mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës maqedonase, e cila është kyçe për mbijetesën kulturore maqedonase, shtoi Kostadinovska-Stojçevska.

Për projektin, të cilin e realizon Instituti dhe Muzeu i Manastirit, në vitin 2024 janë siguruar 20 milionë denarë, ndërsa për vitin 2025 janë parashikuar 12,8 milionë denarë. Në periudhën në vijim, pas përfundimit të procedurave të mbetura administrative, institucioni kompetent do të zbatojë procedurën për dhënien e kontratës së prokurimit publik për rindërtimin dhe përshtatjen e objektit.

Në periudhën e kaluar Instituti dhe Muzeu i Manastirit ndërmori të gjitha hapat e nevojshëm për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, përkatësisht u përgatit Raporti gjeodezik dhe Projekti urban-arkitekturor, pjesë përbërëse e të cilit ishte Projekti konceptual për objektin në fshatin Lubojnë. Gjatë vitit 2023 është punuar në Projektin bazë, i cili pas përfundimit të tij dhe realizimit të të gjitha fazave të revizionit, i është dërguar Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore për marrjen e miratimit për konservim.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе