Kostadinovska-Stojçevska: Kultura maqedonase është tashmë në Evropë, me anëtarësimin në BE do të rritet afirmimi i saj

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në panelin e diskutimit “Investime në infrastrukturë dhe në kulturë – investim i përhershëm për gjeneratat e ardhshme”, foli për mundësitë evropiane që ofron lidhja e kulturës dhe institucioneve maqedonase me rajonin dhe me Evropën, duke potencuar rëndësinë e veprimit të përbashkët për të tejkaluar sfidat në kulturë.

Në konferencën “Viti i mundësive evropiane”, të organizuar nga Qeveria, ministrja e Kulturës tha se këtë vit vazhdojmë me realizimin e të gjitha aktiviteteve që i kishim planifikuar përmes prezantimit të të gjitha institucioneve kulturore dhe të gjitha ato që kemi si pasuri në këtë vend dhe jashtë tij. Në këtë drejtim ajo theksoi aktivitetin e qendrave kulturore dhe informative maqedonase në Tiranë, Sofje, Nju Jork dhe Zagreb.

“Kultura maqedonase tashmë është në BE. Ne duhet të përfundojmë procesin e integrimit në BE që të kemi bashkëpunim edhe më të madh në fushën e kulturës, në mënyrë që të arrijmë të gjitha synimet që kemi në aspektin e bashkëpunimit kulturor. Dhe pikërisht për këtë them se kultura maqedonase ka qenë prej kohësh në Evropë, ne jemi të njohur si të tillë, gjuha, identiteti, historia dhe kultura jonë janë të njohura në BE, vetëm duhet të përfundojmë procesin e integrimit evropian, i cili do të mundësojë më të lirë lëvizjen e punëtorëve të kulturës dhe që të mburremi edhe më shumë me atë që kemi”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Ministrja e Kulturës tregoi se Ministria e Kulturës edhe këtë vit po vazhdon me restaurimin e monumenteve nga LNÇ dhe Revolucioni, program ky i cili ka filluar vitin e kaluar, si dhe me rikonstruksionin e objektit të Muzeut të Maqedonisë, që shquhet për vlerën e koleksioneve të saj dhe Galerisë së ikonave dhe që nuk është rinovuar që kur është ndërtuar.

Ministria e Kulturës gjithashtu mbetet e përkushtuar për stimulimin e krijimtarisë për të rinjtë përmes konkurseve të reja dhe vazhdon të sigurojë vazhdimësinë e çdo aktiviteti me ngritjen e 8 institucioneve të reja nacionale.

Kostadinovska-Stojçevska, në panelin për investime në infrastrukturë dhe kulturë, theksoi rikthimin e parë të suksesshëm në këtë vend dhe theksoi se është në proces procedura për kthimin e 37 ikonave të tjera të identifikuara maqedonase nga Shqipëria në vendin tonë.

Në panel, drejtori i Administratës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Zoran Pavllov, foli për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe përparimin në mbrojtjen e rajonit të Ohrit, ndërsa për përfitimet e miratimit të Ligjit të ri për përdorimin e gjuhës maqedonase foli profesoresha nga Instituti i Gjuhës Maqedonase , Dr. Vesna Kostovska.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе