Ministrja e Kulturës dhe kryetarja e Komisionit Nacional të UNESCO-s, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, duke folur në mbledhjen konstituive të Komisionit të ri për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore në Rajonin e Ohrit, uroi mandatin e anëtarëve të rinj të Komisionit, duke shprehur besimin se do të sigurojnë vazhdimësi në punën e Komisionit dhe do të japin kontribut të ri në ngritjen e standardeve profesionale në mbrojtjen e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit dhe vlerave të saj të jashtëzakonshme universale.
Duke u shprehur e kënaqur me punën e anëtarëve të Komisionit në dy përbërjet e mëparshme, Kostadinovska-Stojçevska të pranishmëve i përkujtoi për aktivitetet mbrojtëse që ekipi i ekspertëve nga Ministria e Kulturës i kryen për nevojat e Komisionit mbi gjashtë vjet.
“Gjatë kësaj periudhe janë miratuar Plani për Menaxhimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit (2020) dhe Plani Strategjik për Rehabilitimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit (2023 – 2030). dokumente që përmbajnë aktivitetet e lejuara dhe kufizuese për Rajonin e Ohrit”, tha ministrja e Kulturës.
Ajo shtoi se Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Administratën për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe I.N. Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të kulturës dhe muzeu – Ohër kanë përgatitur Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpalljen bërthamës së qytetit të Ohrit si trashëgimi kulturore e një rëndësie të veçantë, teksti i së cilës është në procedurë parlamentare dhe i cili përcakton se deri në miratimin e planeve të reja detale urbanistike në përputhje me regjimin e mbrojtjes të përcaktuar me ligj, të mos ketë ndërtime, shtesa dhe përmirësime të reja.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Administratën e Mjedisit dhe Administratën për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, është përgatitur draft versioni i Ligjit për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit.
“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që nga fillimi i ekzistencës së saj ka një rol të rëndësishëm si mbrojtëse e vlerës së jashtëzakonshme universale të Rajonit të Ohrit dhe ruajtjes së integritetit të liqenit më të vjetër dhe më të pasur me diversitet biologjik në Evropë. Ministria në vazhdimësi realizon aktivitete konkrete në fushën e mbrojtjes së natyrës, e cila është e rëndësishme edhe si mbrojtja e trashëgimisë kulturore”, tha ministrja Shukova, duke uruar anëtarët e Komisionit të sapoformuar për emërimin e tyre dhe duke u uruar suksese në punën e ardhshme.
Me vendim të Qeverisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që nga 1 prilli i këtij viti është kryetar i Komisionit për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore Botërore në Rajonin e Ohrit.