Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, së bashku me gra bartëse të posteve publike dhe diplomate, vizituan lokalitetin antik të Kokinos, një nga observatorët më të vjetër në botë.
Ecja në këmbë me qëllim afirmimin dhe ndërgjegjësimin për trashëgiminë kulturore të kësaj pjese të vendit quhet “Kokino – pamje drejt pafundësisë”.
Ministrja tha se Kokino, si pasuri kulturore me shkallë të lartë të mbrojtjes nga shteti, ka pasur gjithmonë mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe publikut si dhe të fondeve ndërkombëtare.
“Dua të falënderoj për mbështetjen që merr kultura jonë përmes Fondit të ambasadorit amerikan. Që nga viti 2001 deri më tani janë mbështetur 15 projekte. Nëpërmjet këtij fondi në vitin 2006 u krye mbrojtja e observatorit Kokino. Uroj që përkrahja të vazhdojë për realizimin e një pjese të planit të veprimit për Kokinon”, tha Kostadinovska-Stojçevska.
Ajo shtoi se është ndjenjë e fuqishme të qëndrosh në vendin ku 4000 vjet më parë, duke parë Diellin dhe Hënën, ora, dita, muaji, viti, koha matej me saktësi të pabesueshme dhe shtoi: “Janë bërë kërkime, është mbledhur material i pasur lëvizës. Kokino është përfshirë në listën e UNESCO-s, por duhet bërë shumë më tepër për t’u përfshirë në listën prestigjioze”.
Sipas ministres së Kulturës, potenciali i Kokinos është i madh dhe duhet të përdoret për të nxitur ekonominë vendase si dhe për zhvillimin e turizmit vendas.
Gratë bartëse të posteve publike dhe diplomate në vend, të cilat ishin pjesë e ecjes në këmbë “Kokino – pamje drejt pafundësisë”, shprehën kënaqësinë e tyre për mundësinë për të vizituar Kokinon dhe shprehën shpresën që kjo trashëgimi e rëndësishme kulturore dhe natyrore të përfshihet në listën e të mirave të mbrojtura nga UNESCO.
Ecja në këmbë “Kokino – pamje drejt pafundësisë” u parapri nga një vizitë në kishën “Shën Gjegji” në Nagoriçan të Vjetër ku të pranishmit u njohën me historinë e pasur dhe trashëgiminë kulturore të kësaj zone.