Kostadinovska-Stojçevska: Gjuha jonë maqedonase është e mbrojtur, e paprekshme dhe unike

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot në Institutin e Gjuhës Maqedonase “Krste Misirkov” mbajti fjalim me rastin e shënimit të 21 shkurtit, Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, nga ku u dërgua mesazhi unik: “Gjuhët janë të rëndësishme!”.

– Gjuha jonë amtare, gjuha maqedonase, është realitet në thesarin botëror të gjuhëve, përmes shkencës, kulturës dhe arsimit. E mbrojtur, e paprekshme, unike. Instituti i gjuhës maqedonase “Krste Misirkov” në periudhën e kaluar ishte partneri ynë në hartimin e Ligjit të ri për përdorimin e gjuhës maqedonase, i cili është investim i përhershëm për identitetin dhe veçantinë tonë. Me këtë treguam edhe se punëtorët shkencorë, me mbështetjen e institucioneve, janë mburoja reale dhe më e fortë në mbrojtjen e kulturës sonë dhe të historisë së gjuhës sonë – tha ministrja e Kulturës.

Kostadinovska-Stojçevska shtoi se Ministria e Kulturës, përmes konkurseve vjetore për përkrahjen e projekteve me interes nacional dhe përmes mekanizmave të tjerë, është gjithmonë partnere dhe përkrahëse e proceseve të ruajtjes dhe promovimit të gjuhës amtare, jo vetëm në gjuhën maqedonase, por edhe në të gjitha gjuhët që fliten në shoqërinë tonë.

“Ne jemi krenarë për politikat që e ndërtojnë Maqedoninë e Veriut si shtet civil, por edhe për promovimin e multikulturalizmit, si vlerë evropiane, nuk duhet të sfidohet kurrë nga askush dhe duhet ta ushqejmë dhe ta zhvillojmë vazhdimisht”, theksoi ministrja e Kulturës.

Ajo shtoi se mjedisi shkencor, arsimor dhe kulturor maqedonas ka shkencëtarë, arsimtarë, studiues, profesorë, autorë, shkrimtarë, media dhe individë, të cilët në dekadat e kaluara kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e gjuhës maqedonase, leksikut të saj,  sintaksës dhe dallueshmërisë së tij.

Duke uruar ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, Kostadinovska-Stojçevska shtoi se është obligim që ta përdorim dhe promovojmë drejt gjuhën amtare, por edhe të vlerësojmë dhe respektojmë gjuhët e bashkëqytetarëve tanë.

Drejtoresha e Institutit, Prof. Dr. Elena Jovanova-Grujovska dhe prof. dr. Borçe Arsov.

Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s në sesionin e saj të 30-të në 1999, me propozimin e Bangladeshit, shpalli 21 shkurtin si Ditën e Diversitetit Gjuhësor dhe Kulturor dhe Shumëgjuhësisë. Promovimi i Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare dhe miratimi i Deklaratës për Diversitetin Kulturor u bë në vitin 2000.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе