Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, me rastin e 26 shtatorit, Ditës Evropiane të Gjuhëve, tha se “Dita Evropiane e Gjuhëve është ditë edhe për gjuhën maqedonase si një nga ato evropiane”.
“Gjuhë përmes së cilës veprat e traditës sonë folklorike, por edhe e shprehjes sonë bashkëkohore maqedonase, inkorporohen në kulturën, trashëgiminë dhe traditën evropiane. Me gjuhën maqedonase kemi ndarë me Evropën veprat e Koneskit, Shopovit, Janevskit, Stefanovskit, Buzharovskës dhe mori shkrimtarësh dhe poetësh të tjerë”, thotë Kostadinovska-Stojçevska. Ajo shton se Shekspiri, Kafka, Servantesi, Bodleri, Gete dhe të tjerë klasikë evropianë dhe të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore janë përkthyer në maqedonisht, si një nga gjuhët evropiane.
“Kështu, gjuha maqedonase jeton përmes përkthimeve të qindra maqedonasve të huaj në Evropë dhe në botë si diplomatë tanë kulturorë. Ky respekt për gjuhën maqedonase kërkon që ne të kultivojmë dashurinë për të gjitha gjuhët e tjera evropiane si identitet kulturor i popujve të familjes sonë evropiane”, thotë ministrja e Kulturës, e cila thekson se sot në Ditën evropiane të gjuhëve, duhet të jetë një tjetër nxitje për të dërguar mesazh për të gjithë qytetarët duhet të i mësojnë dhe respektojnë gjuhët për të transmetuar dashurinë dhe mirëkuptimin mes popujve.