Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska foli në hapjen e Konferencës Vjetore Shkencore Ndërkombëtare të UKLO 2023 në Manastir, ku shkencëtarët më të mirë ndajnë zgjidhjet për arritjen e qëllimeve të Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2023.
“Përballë sfidave globale”, tha ministrja Kostadinovska-Stojçevska, “zgjidhjet përfundimtare dalin nga uniteti i kulturës, shkencës dhe politikës” dhe shtoi: “Varfëria, pabarazia, ndryshimet klimatike dhe uria nuk janë beteja të izoluara, por beteja të ndërlidhura. Për t’u përballur me to, duhet të bashkohemi, duke kapërcyer disiplinat akademike, ndarjet gjeografike dhe linjat ideologjike”.
Ministrja foli për fuqinë e kulturës që fisnikëron çdo shoqëri, lidh dhe miqëson popujt, ka rol aktivist për të gjitha çështjet që prekin botën. Andaj, Kostadinovska-Stojçevska në Konferencën, e cila mbahet në Ditën Botërore të Shkencës për Paqe dhe Zhvillim, theksoi: “Shoqëria maqedonase me sfidat e shumta, kompleksitetin dhe ndërvarësinë e saj kërkon qasje që i kapërcen kufijtë. Maqedonia e Veriut ka potencial të madh për zhvillimin e diplomacisë së saj kulturore, ka vendin e saj të njohur në hartën kulturore të rajonit të cilit i përket, por edhe shumë më gjerë, falë trashëgimisë së pasur kulturore, traditës origjinale folklorike, botërore, artit sakral deri në shprehjen e njohur bashkëkohore letrare, muzikore dhe skenike”.
Tema e konferencës së sotme është “Një qasje multidisiplinare ndaj objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm”, prandaj ministri theksoi se sfidat globale kërkojnë urgjencë, ambicie dhe bashkim.
“Nuk jemi këtu vetëm për diskutim intelektual, por jemi mbledhur për të shtruar rrugën e unitetit, bashkëpunimit dhe vizionit për transformim”, tha ministrja e Kulturës.
Festimi i Ditës Botërore të Shkencës këtë vit është shenjë e dy zhvillimeve të rëndësishme – shpalljes së shkencëtarëve më të mirë të UKLO-së në tri kategori dhe qasjes në rrjetin e UKLO-së si platformë për lidhje me aktorët shkencorë dhe institucionet që operojnë jashtë Universitetit.