“Pas debatit publik për projektligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase, numri i personave që e japin provimin e lektorit është rritur dukshëm, që do të thotë se më në fund ajo zbrazëti nga ai provim elektronik do të plotësohet me kandidatë profesionistë dhe tashmë kemi kandidatë të cilët mund të ofrohen për punësim të përhershëm nëpër institucione” tha ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska në programin e mëngjesit “Maqedonia në mëngjes” në RTVM.
Ajo theksoi se kemi numër të mjaftueshëm të lektorëve dhe tha se me mënyrën e re të dhënies së provimeve, në letër dhe jo në mënyrë elektronike siç bëhej më parë, do të rritet cilësia dhe interesimi i studentëve nga degët e gjuhës maqedonase.
E pyetur se kur pritet që projektligji për përdorimin e gjuhës maqedonase të jetë në rend dite të seancës plenare, ajo theksoi rëndësinë e miratimit sa më të shpejtë të këtij ligji dhe kërkoi që në seancën e ardhshme të jetë votuar nga të gjithë deputetët.
“Këtë herë po u bëj apel të gjithë deputetëve, jo vetëm një grupi të caktuar, që ligji të miratohet sa më shpejt dhe të votohet unanimisht, sepse ky ligj nuk është vetëm ligj për përdorimin e gjuhës maqedonase, por ligj që më tej mund të përdoret si shembull se si duhet të zbatohen dhe respektohen të gjitha gjuhët tjera”, theksoi Kostadinovska-Stojçevska.
E pyetur se si e shpjegon propozimin për përbërjen e Komisionit për gjuhën maqedonase dhe vërejtjet, Kostadinovska-Stojçevska tha se Këshilli për gjuhën maqedonase duhet të jetë efikas dhe kjo nuk do të thotë që anëtarët të jenë organ i koordinuar që do të veprojnë së bashku, nuk duhet të flasin në një zë, por duhet të jenë njerëz të fushës, doktorë shkencash, ekspertë të shquar të fushës së gjuhës.
“Shpesh herë në të kaluarën ka pasur anëtarë të Këshillit për gjuhën maqedonase në disa institucione që nuk kanë qenë propozim i vetë institucionit dhe këtu ka pasur përplasje dhe rreth të mbyllur që ishte shkak që Këshilli të mos jetë efikas. Personalisht unë si dhe një pjesë e caktuar e anëtarëve, kemi besuar se kryetari duhet ta zgjedhë atë, që të ketë mundësi të zgjedhë një pjesë të ekipit të tij me të cilin do të vazhdojë të punojë së bashku, sepse nëse anëtarët vetëm imponohen ose janë nga institucionet që nuk janë relevante për të qenë pjesë e atij Këshilli, kjo mund të çojë në joefikasitet dhe mungesë të efikasitetit të Këshillit”, theksoi ministrja Kostadinovska-Stojçevska.
linku nga intervista