Kostadinovska-Stojçevska: Anulohet vendimi për konservim të objektit në “Spitalin ushtarak”

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në lidhje me ndërtimin e ndërtesës së lartë pranë “Spitalit ushtarak” në Shkup, informoi se raportin nga grupi punues nga Ministria e Kulturës e ka marrë dhe se sot ka vepruar sipas tij.

“Në Raport thuhet se vendimi i lëshuar konservues nuk është në përputhje me Rregulloren që ekziston sipas Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe për këtë arsye po e kthejmë çështjen në organin e shkallës së parë, më saktësisht në Qendrën e Konservimit. – Shkup dhe presim që ai miratim sot të anulohet”.

Kostadinovska-Stojçevska sqaroi se grupi punues, sipas kompetencave të veta, ka mbikëqyrur aspektin formal-juridik të opinionit konservativ të nxjerrë nga Qendra për konservim- Shkup. Ajo tha se nuk është fjala për zvarritje të procesit, por për rastin është thirrur institucion tjetër kompetent, përkatësisht Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore që të veprojë dhe të bëjë mbikëqyrje sepse ata bëjnë mbikëqyrje në lidhje me Ligji për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

“Ata inspektorë, siç thashë javën e kaluar, nuk kanë dalë në terren për arsye për momentin të panjohura, vetëm dje kanë qenë në Institucionin Nacional Qendra për Konservim – Shkup kurse përmbajtja e mendimit të tyre nuk është e njohur për mua, por çfarë ka qenë në domenin tonë nëpër dokumentacionin që u mblodh, sot iu drejtuam Institucionit Nacional Qendra për Konservim- Shkup, biseduam me u.d drejtoren gjatë ditës si autoritet i nivelit të parë ta anulojë vendimin ashtu siç e ka marrë”.

Kostadinovska-Stojçevska theksoi se nga ana e ekspertizës, për përmbajtjen e miratimit konservativ për parcelën e treguar në afërsi të “Spitalit ushtarak”, kompetente janë institucionet eksperte nga kjo fushë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе