Kostadinovska-Stojçevska: Agjencia e filmit ka mjete, askush nuk e ndal produksionin aktual

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në konferencën e sotme për media sqaroi temën e reduktimin të buxhetit të Agjencisë së filmit si dhe akuzat nga industria e filmit se po pengohet procesi i realizimit.

“Më duhet të përsëris atë që e thash në mbledhjen e sotme, disa prej producentëve dhe disa nënshkruesve të letrës publike për gjoja shkurtimin e buxhetit të Agjencisë së Filmit se, në asnjë moment nuk është shkurtuar buxheti i Agjencisë së Filmit dhe as në Propozimin për rishpërndarjen e mjeteve që është në Kuvend. U shpjegova producentëve dhe autorëve se kishin informacion të gabuar dhe se, për fat të keq, mund të ishin manipuluar duke menduar se dikush kishte ngrirë fondet për një film. E vërteta është se derisa është procesi në Kuvend, ato mjete janë në pushim, por të gjitha paratë janë në llogari”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo shpjegoi dinamikën e pagesës së mjeteve në dy llogaritë që ka Agjencia e filmit, buxhetin dhe atë speciale, duke theksuar se FA ka realizim të ulët të llogarisë speciale, vetëm rreth 30 për qind deri më tani.

“Është e pasaktë që dikush ka shkurtuar fondet, që dikush ka keqpërdorur fondet e tyre, apo i ka ngrirë, përkundrazi, në asnjë moment nuk është prekur në asnjë mënyrë buxheti i Agjencisë së filmit.

Ju siguroj se për çdo projekt filmik që është gati për realizimin e fazës së regjistrimit, në të cilin është shpenzuar pjesa më e madhe e parave, dhe që ka plotësuar të gjithë dokumentacionin (fondet e siguruara nga bashkëproducentët) dhe ka dorëzuar në Agjencinë e filmit garancitë bankare, do të jenë burime financiare shtesë. Nëse ka nevojë për fonde shtesë. Sepse edhe tani Agjencia ka para për të financuar filmin, sipas dinamikës që e ka përcaktuar më parë vetë”, sqaroi ministrja e Kulturës.

Kostadinovska-Stojçevska në pyetjen e gazetarëve u përgjigj se Agjencia e filmit nuk ka dërguar plan pagese dhe se informacionet nga Ministria e Kulturës se mjetet do të paguhen deri në fund të vitit janë duke u shtrembëruar. Ajo shpjegoi se me çdo plan të dorëzuar, si edhe më parë, shërbimet në Ministri i shërbejnë me shpejtësi nevojat e Agjencisë.

“Kërkoj që të ndalen manipulimet për qëllimet e tyre, sidomos për një degë që duhet të jetë promotori ynë, jo vetëm brenda por edhe jashtë. Ne kemi nënshkruar memorandum për bashkëpunim në kinematografi me vendet e “Ballkanit të Hapur”, ku ende na pret bashkëpunim i ri dhe prandaj apeloj që të fokusohemi në të ardhmen në zhvillimin e produksionit vendor”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе