INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME
Ministria e Kulturës në konkurset vjetore për financim të projekteve me interes nacional në sfera të caktuara dhe aktivitete të kulturës për vitin 2023 (në tekstin e mëtejshëm: konkurset vjetore) do të mbështesë projekte të cilët janë në funksion të zhvillimit, promovimit dhe afirmimit të kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në veprimtaritë dhe sferat vijuese:
- arte vizuale, arkitekturë dhe dizajn;
- veprimtaria e dramës;
- mbrojtja e trashëgimisë kulturore (veprimtaria muzeore dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore jomateriale, veprimtaria bibliotekare, mbrojtja e trashëgimisë së paluajtshme dhe mbrojtja e të mirave audiovizuale)
- projekte interdisiplinare;
- literaturë dhe veprimtari botuese;
- manifestime dhe festivale nga sfera e kulturës;
- veprimtari muzikore dhe skeniko-muzikore;
- bashkëpunim ndërkombëtar;
- folklor.
Pjesë përbërëse e konkurseve vjetore janë fletëparaqitjet për projekte në sfera dhe aktivitete të caktuara.
1. PJESËMARRJE NË KONKURSET VJETORE
Të drejtë për pjesëmarrje në konkurset vjetore kanë personat juridikë dhe fizikë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me persona juridikë nënkuptohen institucionet nga fusha e kulturës (lokale ose private), njësitë e vetëqeverisjes lokale, shoqatat, shoqëritë, shoqëritë tregtare, tregtarë individualë dhe personat e tjerë juridikë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pajtim me ligjin.
Personat juridikë dhe fizikë që kanë pasur projekte të mbështetura nga Ministria e Kulturës në vitet e kaluara duhet t’i kenë përmbushur të gjitha detyrimet në përputhje me marrëveshjet e lidhura me Ministrinë e Kulturës. Fletëparaqitjet e dorëzuara në konkurset vjetore nga persona juridikë dhe fizikë të cilët nuk i kanë përmbushur të gjitha detyrimet në përputhje me marrëveshjet e lidhura me Ministrinë e Kulturës, nuk do të shqyrtohen.
Projektet që do të realizohen gjatë vitit 2023 detyrimisht duhet të zbatohen në pajtim me aktet që përcaktojnë rekomandimet parandaluese, masat e përkohshme, masat e urdhëruara, protokollet e dedikuara, planet dhe algoritmet për veprim në mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja infektive KOVID – 19 të shkaktuara nga virusi SARS-CoV-2, rastet dhe periudhat kohore të aplikimit të tyre, të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Shëndetësisë.
Në konkurset vjetore NUK marrin pjesë institucionet nacionale nga fusha e kulturës.
Personat juridikë, me përjashtim të institucioneve lokale, mund të konkurrojnë më së shumti në 2 (dy) sfera, me më së shumti 2 (dy) projekte në secilën sferë, respektivisht një person i njëjtë juridik mund të paraqes gjithsej 4 ( katër) projekte.
Personat fizikë mund të konkurrojnë më së shumti në 2 (dy) fusha me nga 1 (një) projekt në secilën fushë, pra një person fizik i njëjtë mund të paraqes gjithsej 2 (dy) projekte.
Në fushën e literaturës dhe veprimtarisë botuese, personat juridikë mund të konkurrojnë më së shumti me 10 (dhjetë) projekte, ndërsa personat fizikë me 1 (një) projekt.
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta që duhet të plotësojë parashtruesi i fletëparaqitjes përcaktohen në konkurset vjetore.
Dokumentacioni i kërkuar i detyrueshëm më të cilin vërtetohet plotësimi i kushteve të përgjithshme dhe të veçanta është i përcaktuar në fletëparaqitje, e cila është pjesë përbërëse e konkurseve vjetore.
Nuk do të shqyrtohen fletëparaqitjet:
– që janë dorëzuar pas afatit të përcaktuar në konkurset vjetore;
– që nuk korrespondojnë me fushën, respektivisht aktivitetin e projektit;
– që nuk janë pjesë përbërëse e konkurseve vjetore;
– që janë dorëzuar në formë të shtypur në arkivin e Ministrisë së Kulturës ose me postë;
– që janë dorëzuar në adresat elektronike të punonjësve të Ministrisë së Kulturës;
– që janë tërësisht të plotësuara (të gjitha kolonat duhet të jenë të plotësuara me të dhëna adekuate);
– për të cilat në shtojcë nuk është dorëzuar dokumentacioni i detyrueshëm i përcaktuar në fletëparaqitje e cila është pjesë përbërëse e konkurseve vjetore.
2. KRITERE DHE MASA NË BAZË TË TË CILAVE BËHET VLERËSIMI I PROJEKTEVE
Kriteret dhe masat për vlerësimin e projekteve janë të përfshira në konkurset vjetore.
3. PËRQIDNJA E PJESËMARRJES SË MINISTRISË SË KULTURËS NË FINANCIMIN E PROJEKTEVE
Përqindja e pjesëmarrjes së Ministrisë së Kulturës në financimin e projekteve është në përputhje me mjetet e parapara për financimin e projekteve me interes nacional të paraparë me buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 sipas sferave dhe aktiviteteve të caktuara.
4. AFATI I DORËZIMIT TË FLETËPARAQITJEVE
Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është i përcaktuar në konkurset vjetore (deri më 17.11.2022, ora 16)
5. INFORMACIONE TJERA
5.1.Mënyra e paraqitjes
Paraqitja në konkurset vjetore bëhet përmes aplikimit elektronik në portalin nacional të e-shërbimeve: https://uslugi.gov.mk
5.2. Njoftimi i rezultateve të konkurseve vjetore
Aplikuesit do të njoftohen për rezultatet në konkurset vjetore në pajtim me ligjin për kulturë. Për çdo projekt të dorëzuar, përdoruesi do të njoftohet në mënyrë elektronike. Rezultatet e konkurseve vjetore do të publikohen edhe në ueb faqen e Ministrisë së Kulturës.
Rezultatet e publikuara nga konkurset vjetore do të përmbajnë informacione për: bartësin e projektit, emrin e projektit dhe mjetet e miratuara për realizimin e projektit.
5.3. Informacione plotësuese
Informacione plotësuese profesionale nga fusha përkatëse në lidhje me konkurset vjetore mund të merren në adresat e mëposhtme të emailit:
Artet vizuale, arkitekturë dhe dizajn
Marija Stançevska-Gjorgova, Mariela Micevska-Axhigogova
vizuelniumetnosti@kultura.gov.mk
Veprimtaria e dramës
Snezhana Ivanova-Kitanova, Besim Ibraimi
snezana.ik@kultura.gov.mk, besim.i@kultura.gov.mk
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe mbrojtja e të mirave audiovizuale, veprimtaria bibliotekare, veprimtaria muzeore dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore jomateriale
Elena Pavlova, Davça Spasova
Refik Bajrami, Ibush Abazi
muzejska@kultura.gov.mk
Lumturie Zajazi
Projekte interdisciplinare
Marija Xhunova
interdisciplinarni@kultura.gov.mk
Literatura dhe veprimtaria botuese:
Besa Oda Murteza, Vesna Gjurovska, Isnie Berisha
sektor.kniga@kultura.gov.mk
Manifestimet dhe festivalet e veprimtarisë dramatike
Snezhana Ivanova-Kitanova, Besim Ibraimi
snezana.ik@kultura.gov.mk, besim.i@kultura.gov.mk
Manifestime dhe festivale muzikore dhe aktivitete skeniko-muzikore
Mandika Niça, Aneta Kirkova
Manifestime dhe festivale në fushën e folklorit
Besim Memishi, Adil Alush
Manifestime dhe festivale në fushën e literaturës dhe veprimtarisë botuese
Vesna Gjurovska, Isnie Berisha
sektor.kniga@kultura.gov.mk
Veprimtari muzikore dhe skeniko-muzikore
Mandika Niça, Aneta Kirkova
muzickadejnost@kultura.gov.mk
Bashkëpunimi ndërkombëtar
Ljubica Stefanovska, Lulzim Selmani
lulzim.selmani@kultura.gov.mk
Folklor
Besim Memishi, Adil Alush
folklor@kultura.gov.mk
Udhëzimet teknike dhe mbështetjen gjatë regjistrimit dhe procesit të aplikimit, përdoruesit do të mund t’i gjejnë në ueb faqen e uslugi.gov.mk(: https://uslugi.gov.mk/frequently-asked-questions.nspx), si dhe përmes kontakt-qendrës së këtij portali kombëtar për e-shërbime.